Sociale 15 July 2025, 11:15 Nga VNA

Djegia e mbetjeve në Elbasan, padi ndaj bashkisë dhe kompanisë

Ndaje në Whatsapp
Djegia e mbetjeve në Elbasan, padi ndaj bashkisë dhe kompanisë

 

 

Një javë pas protestës së zhvilluar në qytetin e Elbasanit kundër ndotjes që vjen nga zjarret e pamenaxhuara të mbetjeve, një qytetare nga Elbasani, e diagnostikuar me astmë bronkiale në formë të rëndë, ka depozituar një padi civile kundër kompanisë “ECO–ELB” sh.a dhe Bashkisë Elbasan, për dëmet e shkaktuara nga ndotja ajrore e shkaktuar pas zjarrit të madh në landfillin e mbetjeve më 1 korrik 2025. E shoqëruar nga aktivisti dhe avokati i Drejtësi Sociale, Gentian Sejrani, qytetarja kërkon dëmshpërblim për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, si pasojë direkte e kësaj ngjarjeje.

Zjarri, i cili përfshiu hapësira të mëdha të landfillit pranë inceneratorit, çliroi re të dendura tymi të zi, me erë të rëndë djegieje plastike dhe materiale organike, që për ditë të tëra u përhapën në zonat e banuara. Gjatë javës së parë të muajit korrik, qytetarët e Elbasanit, përfshirë edhe paditësen, përjetuan simptoma shqetësuese si vështirësi në frymëmarrje, djegie në sy, dhimbje koke dhe ndjesi të përziera.

Kjo nuk është hera e parë që një ngjarje kaq e rëndë ndodh. Ngjarje të ngjashme janë regjistruar në të njëjtin vend edhe në vitet 2022 dhe 2023, duke treguar se kompania “ECO–ELB” sh.a ka dështuar të marrë masa parandaluese, pavarësisht precedentëve. Nga ana tjetër, Bashkia Elbasan nuk ka vepruar sipas përgjegjësive që i ngarkon ligji për mbrojtjen e jetës dhe mjedisit të qytetarëve.

Sipas matjeve të realizuara nga organizata COPLAN më 2 korrik, cilësia e ajrit ka qenë shumëfish mbi normat e lejuara të BE-së, duke përfshirë nivele alarmante të NO₂, CO₂, metanit, komponimeve organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5/PM10 – me pasoja të rënda për shëndetin, veçanërisht për personat me sëmundje kronike respiratore.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme