Sociale 14 July 2025, 08:37 Nga VNA

Rritja e çmimeve të qirave u përshpejtua në maj 2025

Ndaje në Whatsapp
Rritja e çmimeve të qirave u përshpejtua në maj 2025

Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Në muajin maj 2025 mesatarja e qirave ishte 4.7 për qind më e lartë se në maj 2024, raporton INSTAT. Kjo ishte rritja më e lartë që nga dhjetori 2023.

Rritja e qirave është përforcuar pas pandemisë si rrjedhojë e tkurrjes së ofertës së qirave afatgjata, orientimit të tregut drejt turizmit, mungesës së ndërhyrjeve shtetërore për të rregulluar tregun e strehimit dhe ndryshimeve demografike ku gjithnjë e më shumë të rinj nga rrethet transferohen në Tiranë.

Para 10 viteve në 2015-2016, ndryshimet vjetore në çmimet e qirave ishin të papërfillshme, me norma rritjeje nën 1% ose edhe negative. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2016 dhe veçanërisht gjatë vitit 2017, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm, duke arritur mbi 4% në disa muaj.

Periudha e pandemisë, në vitin 2020, shënoi një ngadalësim të fortë të tregut, me norma rritjeje afër zeros ose negative. Izolimet, pasiguria ekonomike dhe emigrimi i përkohshëm i shumë qytetarëve ndikuan ndjeshëm në kërkesën për qira.

Nga mesi i vitit 2021 filloi një rritje graduale, që shfaqet më e qartë në vitin 2022, me norma rritjeje që kapërcyen 2–3%.

Megjithatë, zhvillimi më i theksuar ndodhi gjatë vitit 2023, kur ritmi i rritjes vjetore të çmimeve të qirasë arriti kulmin në rreth 4.9% në muajin shkurt.

Kjo fazë pasqyron një rikthim të fortë të kërkesës në treg, ndoshta i ndikuar nga turizmi në rritje dhe zhvendosja e të huajve që punojnë në vend, veçanërisht në Tiranë.

Pas këtij kulmi, tendenca filloi të zbutet, sidoqoftë, nga muaji mars 2024 nisi një tjetër fazë rritjeje e fortë, duke kulmuar në maj 2025 me një normë vjetore prej 4.7%, shumë pranë nivelit më të lartë të regjistruar dy vite më parë. Kjo tregon se presioni mbi tregun e qirave është rikthyer me intensitet.

Pas vitit 2022 u vu re një rritje e numrit të shtetasve të huaj sidomos ukrainas, rusë, italianë dhe nomadë që marrin me qira prona në Shqipëri, për shkak të çmimeve ende të ulëta të qirave në kryeqytet në krahasim me pjesën tjetër të Europës.

Gjithashtu shumë pronarë i kthyen banesat në njësi për turistë, duke ulur ofertën për qira afatgjatë dhe duke rritur çmimet për banorët vendas.

Teksa ndërtimet e reja janë përqendruar në segmente luksoze, mungon oferta për banesa me qira të përballueshme për familjet me të ardhura mesatare ose të ulëta. Ky çekuilibër po shtyn çmimet lart, veçanërisht në zona urbane kryesisht në Tiranë./ Monitor

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme