Sociale 11 Korrik 2025, 15:47 Nga VNA

Hyn në fuqi rregullorja! Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për njohjen e viteve të punës para ’93 për efekt pensioni

Ndaje në Whatsapp
Hyn në fuqi rregullorja! Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për

Ligji i ri vjen në ndihmë qytetarëve të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë vitesh sigurimi, atyre që kanë pasur periudha pune që nuk janë njohur më parë nga ISSH, ose që prej vitesh janë përfshirë në procese gjyqësore.

Rregullorja e re hap rrugën për njohjen e periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit.

Kush përfiton?

Sipas ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, përfitojnë:

  • Personat që kanë punuar në ish-institucione apo ndërmarrje shtetërore deri më 1 tetor 1993;
  • Personat që kanë punuar në ish-ndërmarrje bujqësore deri më 17 tetor 1992;
  • Punonjësit e ish-kooperativave bujqësore deri më 19 korrik 1991.

Kategoritë që mund të aplikojnë:

  • Ata që kanë plotësuar moshën e pensionit pas hyrjes në fuqi të ligjit;
  • Personat që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse e kanë mbushur moshën;
  • Ata që u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi;
  • Përfituesit e pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim;
  • Personat që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punës.

Si bëhet aplikimi?

Kërkesa kryhet vetëm nëpërmjet portalit e-Albania, në shërbimin “Aplikim për pension”, duke zgjedhur opsionin për trajtim sipas ligjit nr. 7/2025.

Pas aplikimit, shqyrtimi dhe vendimmarrja bëhen sipas procedurave standarde të caktimit të pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Dokumentacioni që kërkohet:

  • Certifikatë familjare e periudhës përkatëse, që provon vendbanimin;
  • Vërtetim penal që tregon se aplikanti nuk ka qenë i dënuar për arsye jo-politike gjatë asaj kohe;
  • Kopje të njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë, kur periudha e punës lidhet me përfundimin e studimeve;
  • Deklarata e aplikantit për vendbanimin dhe periudhën e punësimit.

Pjesë nga rregullorja për periudhat e punës që njihen:

a) Në institucionet apo ish-ndërmarrjet shtetërore:

  • Nga mosha 18 vjeç deri më 1.10.1993;
  • Nga përfundimi i shkollës së lartë deri më 1.10.1993.

b) Në ish-ndërmarrjet bujqësore:

  • Nga mosha 18 vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ndërmarrjes, deri më 17.10.1992.

c) Në ish-kooperativat bujqësore:

  • Nga mosha 18 vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës, deri më 19.7.1991.

Kush përfiton sipas nenit 5 të ligjit:

a) Personat që u lind e drejta për pension nga hyrja në fuqi e ligjit e në vazhdim;

b) Ata që deri më datën e hyrjes në fuqi nuk u është caktuar pension, pavarësisht moshës;

c) Aplikantët që kanë marrë refuzim për periudhë të pamjaftueshme sigurimi;

ç) Përfitues që kanë bërë ankim për moskonfirmimin e periudhave të punës;

d) Persona që janë në proces gjyqësor për njohjen e këtyre periudhave.

Kriteret dhe procedura e verifikimit:

  • Kërkuesi të mos ketë qenë duke vuajtur dënim me burg për arsye jo-politike gjatë periudhës së punësimit;
  • Të ketë qenë me vendbanim në qytet ose fshat, sipas rastit dhe deklaratës përkatëse;
  • Vërtetimi i vendbanimit bëhet me certifikatë familjare të kohës së kërkuar, e cila administrohet nga ISSH;
  • Për periudha pune në institucion shtetëror pas përfundimit të shkollës së lartë, paraqitet diploma origjinale ose kopje e njësuar;
  • ISSH administron edhe vërtetimin e gjendjes gjyqësore.

Ky ligj dhe rregullorja e tij synojnë të zgjidhin një problematikë të hershme për qindra qytetarë, duke njohur vite pune që deri tani nuk janë pranuar si periudhë sigurimi dhe duke u hapur rrugë përfitimit të pensionit.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme