Sociale 11 July 2025, 08:09 Nga VNA

Sot 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Ndaje në Whatsapp
Sot 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, më e rëndë në

Bosnje-Hercegovina shënon sot 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ngjarja më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës.

Në korrik 1995, enklava e shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara u pushtua nga trupat serbe, pas urdhrit të liderit Radovan Karadziç. Pas rrethimit dhe bombardimeve, komandanti Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë më 11 korrik, ndërsa rreth 30 mijë refugjatë u grumbulluan në bazën e paqeruajtësve holandezë në Potoçari.

Forcat serbe premtuan siguri, por burrat dhe djemtë u ndanë nga familjet e tyre dhe më pas u ekzekutuan masivisht, trupat e të cilëve u hodhën në varre masive. Pjesa tjetër e refugjatëve u transportua me autobusë jashtë zonës së rrethuar.

Përpjekjet për të identifikuar viktimat vijojnë edhe sot, pasi shumë prej tyre janë gjetur në varre masive të shpërndara, ku trupat ishin copëtuar me ekskavatorë. Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e identifikuara gjatë vitit varrosen në Qendrën Përkujtimore të Potoçari, ku familjarë dhe të mbijetuar kujtojnë masakrën që tronditi botën.

Masakra e Srebrenicës është njohur si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe mbetet një plagë e hapur në historinë e Ballkanit dhe të Evropës.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme