Sociale 10 Korrik 2025, 08:49 Nga VNA

Qeveria ka 180 milionë euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura me bizneset

Ndaje në Whatsapp
Qeveria ka 180 milionë euro detyrime për të paguar për

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas tabelës zyrtare, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final.

Në detyrimin kontingjent përfshihet çështja “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që përfshin detyrimin me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, dhe 2 milionë euro kosto ligjore po për këtë çështje.

Financat ende e njohin këtë shumë si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.

Detyrimi ndaj sipërmarrësit italian po njihet ende si potencial, ndonëse ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku më kryesorja është llogaria e kompanisë shtetërore që menaxhon trafikun ajror, Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Shuma që Albcontrol, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023, sipas të dhënave në raportin e saj vjetor, duke bërë që kompania të marrë hua nga shteti dhe kompanitë e tjera shtetërore në shumën prej 74 milionë eurosh.

Deri tani qeveria ka shpenzuar 6.7 milionë euro kosto ligjore për arbitrazhin ndaj “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku ka likuiduar vetëm gjysmën e tyre. Në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare, pas një përplasjeje mes shtetit dhe investitorit në qershor të 2015-ës,  kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.

Pas Becchetti, detyrimi më i madh është për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, me faturë me vlerë rreth 42,4 mln euro, për të cilën nuk është paguar asgjë deri në fund të vitit 2024, ndonëse kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, fatura është 13,4 mln euro për t’u paguar, për shkak të prishjes njëanshme të kontratës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në vitin 2018, lidhur me një projekt për sistemin e kanalizimeve të Tiranës. Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Fatura e katërt më e lartë është për arbitrazhin me  “GBC Oil Company Ltd. v. Republika e Shqipërisë, Albpetrol”, pala shqiptare humbi ndaj GBC Oil, me një faturë prej 12.24 milionë eurosh. GBC Oil pretendoi se Shqipëria – përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol – shkelën një klauzolë stabiliteti fiskal në kontratat për tre fusha nafte (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal). Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Në 2024-n qeveria pagoi vetëm 4.9 milionë euro për shpenzime ligjore

Totali  i detyrimit fillestar për arbitrazhet ka qenë 206.8 milionë euro, sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga të cilat 79.5 milionë euro njihet si detyrim i faturuar. Nga kjo shumë totale janë likuiduar gjithsej 23.4 milionë euro, duke e zbritur detyrimin total në fund të 2024-s në 179.94 milionë euro.

Në vitin 2024 janë paguar vetëm 4.88 milionë euro, që kanë qenë për mbrojtje ligjore.

“Për 2024, vlera totale e kostove të paguara nga buxheti i shtetit në kuadër të: përfaqësimit ligjor, mbrojtjes sipas shkallëve së gjykimit, shpenzimeve gjyqësore apo të tjera lidhura me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, rezultoi në masën 495.7 milionë LEK”, sipas Ministrisë së Financave.

Më poshtë jepet tabloja e pagesave buxhetore, sipas institucioneve shtetërore përgjegjëse:

– Rreth 143.4 milionë LEK nga Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e RSH në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 223.0 milionë LEK nga Autoriteti Portual Durrës, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove të tjera ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 56.2 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 52.2 milionë LEK nga Albpetrol sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove ligjore dhe administrative për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 20.9 milionë LEK nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar” thuhet në relacionin e buxhetit faktit.

Ndërkohë për konfliktin me EMS Shipping dhe Durrës Kurum shtetit shqiptar i është dashur të paguajë vitin e shkuar rreth 2.2 milionë euro për mbrojtjen dhe kostot administrative. Në muajin gusht 2024 kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpreu gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative./ Monitor

Video

Zjarr në pyjet mbi fshatin Miras, Devoll Një vatër zjarri është aktivizuar sot në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, 10 efektivë zjarrfikës si dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe sektori i pyjeve. Banorë të zonës i janë bashkuar gjithashtu përpjekjeve për fikjen e zjarrit, i cili deri tani ka përfshirë rreth 5 hektarë me pisha të zeza dhe dushqe të llojit qar. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen për shkak të erës së fortë. Fshati më i afërt me zonën e prekur është Sinica, i cili sipas autoriteteve nuk paraqet rrezik të menjëhershëm, por do të mbahet nën monitorim në rast se zjarri merr përmasa më të mëdha.

?Dhjetëra anije dhe mijëra aktivistë po përgatiten të nisen drejt Gazës midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit, pjesë e iniciativës së shoqërisë civile Global Sumud Flotilla. ?Qëllimi i tyre është të dërgojnë ndihma humanitare dhe të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj situatës së rëndë në zonë. ✍️Datat dhe portet e nisjes janë të ndryshme: më 31 gusht flota e parë do të niset nga Spanja dhe nga Genova, ndërsa më 4 shtator pjesa tjetër do të niset nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia. Të gjitha anijet do të nisen drejt Gazës, duke mbledhur përfaqësues nga shumë vende të botës. https://www.vna.al/bota/flota-global-sumud-drejt-gazes-aktiviste-nga-italia-spanja-tunizia-dhe-greq-i13740

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet se ka disa viktima Të paktën 10 persona janë qëlluar dhe dyshohet se disa prej tyre kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se një bombë, mund të jetë vendosur brenda ndërtesës. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë, ndërsa mbërriti menjëherë në vendngjarje.

? HISTORI NGA HAPËSIRA! SpaceX sapo shkroi historinë me fluturimin e 10-të provë të Starship ?. Pas disa dështimesh të mëparshme, anija gjigante e Elon Musk u ngrit nga Starbase, Teksas dhe, pas 66 minutash në hapësirë, realizoi një ulje të kontrolluar në Oqeanin Indian ??. Shiko videon e uljes mbresëlënëse dhe mëso pse ky sukses po cilësohet si pikë kthese për eksplorimin hapësinor! ?✨ https://vna.al/teknologji/starship-i-spacex-shenon-sukses-historik-ne-fluturimin-e-10-te-prove--i13734

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme