Sociale 9 Korrik 2025, 20:27 Nga VNA

Tiranë-Durrës, qeveria kujtohet për emergjencën kur degradimi arrin kulmin, hapet tenderi

Ndaje në Whatsapp
Tiranë-Durrës, qeveria kujtohet për emergjencën kur

Në kulmin e sezonit turistik dhe kur degradimi i rrugës ka arritur nivele alarmante, qeveria është kujtuar më në fund të hedhë sytë drejt autostradës Tiranë–Durrës.
Me një fond prej 77 milionë lekësh (rreth 770 mijë euro), Autoriteti Rrugor Shqiptar synon të nënshkruajë një kontratë që lidhet me përmirësimin e shtresave asfaltike të segmentit Vorë–Ura e Dajlanit.

Në dokumentacionin që shoqëron procedurën me objekt: "Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike të segmentit rrugor Vorë–Ura e Dajlanit", theksohet se ky aks është shumë i rëndësishëm pasi bën pjesë në korridorin ekzistues veri–jug dhe shërben si lidhje kyçe mes Portit të Durrësit dhe kryeqytetit Tiranë, si dhe më gjerë.

"Aktualisht, në të dy anët e këtij segmenti rrugor ka dëmtime të konsiderueshme, si rrjetëzime, gropëzime dhe dëmtime që arrijnë deri në nënshtresa në disa zona specifike. Segmenti në fjalë ka një gjatësi rreth 20 km, me dy karrexhata të ndara nga trafikndarës të tipit ‘New Jersey’. Rruga përballon një trafik shumë të rënduar, ku pjesën më të madhe e zë trafiku i mjeteve të rënda.

Shtresa e asfaltobetonit dhe ajo e binderit është e konsumuar dhe e rrjetëzuar në rreth 25% të sipërfaqes (korsia e trafikut të rëndë), me gjerësi 3.5 metra – 10% në drejtimin Vorë–Mbikalimi i Dajlanit dhe 15% në drejtimin Mbikalimi i Dajlanit–Vorë. Ndërkohë, shtresa e konglomeratit bituminoz është e dëmtuar në rreth 30% të sipërfaqes ku do të ndërhyhet me asfaltobeton dhe binder.

Zonat ku do të kryhet ndërhyrje me stabilizant 15 cm dhe konglomerat 12 cm janë ato ku paketa e konglomeratëve bituminozë është totalisht e dëmtuar dhe balta – e përbërë nga pluhura sipërfaqësore dhe papastërti të sjella nga mjetet e rënda në prani të reshjeve – ka dalë në sipërfaqe. Këto zona janë tipike në drejtimin Vorë–Ura e Dajlanit (Pika 0 në dalje të mbikalimit të Vorës, Karburanti Elda, hyrje-daljet e Gjirit të Lalzit, Bistro – restoranti mbi superstradë, Sukth, Mbikalimi i Shkozetit, Karburanti Kastrati – dalje Durrës)", thuhet në dokument.

ARRSH thekson se në pesë deri në gjashtë raste janë dëmtuar edhe korsi të shpejtësisë (binder dhe tapet). Ndërsa në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, dëmtimet shtrihen në sipërfaqe më të mëdha, kryesisht në korsinë e mjeteve të rënda, por në 15 deri në 20 raste janë dëmtuar edhe korsitë e shpejtësisë, si p.sh.: Mbikalimi i Shkozetit, Sukth, Bistro, hyrje-dalje nga kantieret e ndërtimit (në tre raste), hyrje-dalje Maminas.

"Zonat ku do të bëhet riparimi i shtresës binder dhe tapet janë zona ndërmjetëse, ku ka rrjetëzime, çedime dhe rjepëzime të vogla, por pa dalje balte në sipërfaqe. Paraprakisht, theksohet se paketa e shtresave do të ruhet si ajo ekzistuese: 4 cm asfaltobeton, 6 cm binder dhe 12 cm konglomerat bituminoz. Ndërhyrja parashikon skarifikimin e të gjithë shtresës së tapetit, binderit dhe konglomeratit të dëmtuar", përfundon dokumenti./Monitor/

Video

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme