Sociale 13 July 2025, 20:25 Nga VNA

“I dogjën, i shkatërruan, do t’i burgosin” Famullitari i Shkodrës: Mos shkoni në Theth, aty nuk ka më paqe

Ndaje në Whatsapp
“I dogjën, i shkatërruan, do t’i burgosin”

Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, ka reaguar me një mesazh të fortë në mbrojtje të banorëve të Thethit, ndaj të cilëve autoritetet kanë nisur aksione për shembjen e ndërtimeve pa leje. Gjatë Meshës së Shenjtë këtë të diel, ai dënoi ashpër mënyrën si po trajtohen qytetarët, duke e quajtur këtë situatë një padrejtësi të thellë që shkatërron jetën e njerëzve.

“Më vjen shumë keq për ata njerëz të shkretë,” tha ai në fillim të predikimit. “I joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin.”

Ai tha se qeveria ka për detyrë të dialogojë me banorët për të gjetur zgjidhje, duke kujtuar shembullin e mësimit të Krishtit për faljen dhe mirëkuptimin: “Nëse ata nuk pranojnë një herë, dy herë, atëherë, ashtu siç thotë Krishti, leçite – veçoje. Por jo të shkatërrosh, të poshtërosh dhe të burgosësh njerëzit.”

Dom Palaj kritikoi edhe klimën e përgjithshme të shoqërisë shqiptare, që sipas tij vazhdon të mbetet e ndarë nga armiqësia, mungesa e kulturës së dialogut dhe urrejtja. Ai përmendi një thënie të Faik Konicës: “E keqja më e madhe e Shqipërisë janë shqiptarët,” duke shtuar se kjo lidhet me faktin që ende nuk dimë të marrim përgjegjësi për jetën e njëri-tjetrit dhe të gjejmë rrugë të përbashkëta për zgjidhje.

Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje autoriteteve që të mos kushtëzojnë dialogun në kohë apo në presione, por të përpiqen të kuptojnë nevojat e komuniteteve që kanë vuajtur historikisht. “Nuk është ligji mbi çdo gjë,” tha Dom Palaj. “Ligji është i nevojshëm, por mbi ligjin duhet të jetë njerëzia, dinjiteti dhe prania Hyjnore që na thotë se duhet të kemi rrugëzgjidhje më paqësore.”

Ai u ndal edhe tek emigrantët që kthehen në atdhe për pushime, duke i këshilluar të mos vizitojnë Thethin gjatë kësaj vere. “Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtërore, e si pasojë edhe fizikisht nuk keni për të gjetur paqe. Nuk është faji juaj. Faji është i atyre që janë më shumë të prirur me bë keq dhe me shkatërru sesa me ndërtu.”

Në fund të Meshës, Dom Palaj u lut që populli shqiptar të lartësohet në ndërgjegjen e vet dhe të mos përsërisë gabimet e së kaluarës, ku janë derdhur gjak dhe janë shkatërruar jetë për copëza toke, ujë apo sot për “disa kabina dërrasash”.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme