Sociale 12 July 2025, 13:03 Nga VNA

“Shqipëria, vendi që adhurova”/Vdes në Tiranë ish-ambasadori gjerman Werner Daum

Ndaje në Whatsapp
“Shqipëria, vendi që adhurova”/Vdes në Tiranë

Ka ndërruar jetë në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, një nga diplomatët që la gjurmë me dëshmitë e tij të rralla për periudhën para rënies së regjimit komunist. Studiues dhe diplomat në pension, profesor doktor Daum, ishte profesor në Universitetin e Pavias dhe bashkëpunëtor shkencor i Universitetit prestigjioz të Harvardit.

Ai ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak, pak ditë pas mbërritjes në Shqipëri me ftesë të Universitetit Europian të Tiranës, ku kishte ardhur për të ndarë kujtimet dhe dëshmitë mbi periudhën që çoi në fundin e regjimit komunist.

“E adhurova këtë vend, sepse është i mrekullueshëm. Por, ndoshta edhe më shumë, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati një viti, që nga fillimi i 1989-ës, se po piqeshin kushtet për një revolucion. Njerëzit kishin ndryshuar. Nuk kishin më frikë totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjë e më shumë atë frymë rebelimi, atë dëshirë për të dalë nga shtypja. Dëshira për të jetuar të lirë, për të qenë të lirë të takoheshin me të tjerët, për të udhëtuar jashtë vendit, për të përmirësuar kushtet ekonomike – e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigantë,” shprehej Daum, duke kujtuar vitet e fundit të komunizmit në Shqipëri.

Pas 35 vitesh, Daum ishte rikthyer në vendin që e quajti “vendi që adhurova” për të ndarë me studentët dhe studiuesit shqiptarë kujtimet e tij mbi një periudhë të rëndësishme historike, por u nda nga jeta papritur në Tiranë, qytetin ku la një pjesë të zemrës së tij diplomatike dhe njerëzore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme