Sociale 12 July 2025, 14:46 Nga VNA

Aksioni në Theth/ 10 objekte të shembura, PD kërkon shkresat, debat me policinë

Ndaje në Whatsapp
Aksioni në Theth/ 10 objekte të shembura, PD kërkon shkresat,

Aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka vijuar edhe sot, me IKMT dhe policinë që kanë rritur masat e sigurisë pas incidenteve të një dite më parë.

Deri në mesditë, mësohet se janë prishur 10 objekte të ndërtuara pa leje, ndërkohë që në terren ka patur prezencë të shtuar të forcave të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e operacionit.

Në zonë kanë mbërritur edhe drejtues politikë të Partisë Demokratike, mes tyre nënkryetari Luciano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia, të cilët janë përplasur me policinë dhe përfaqësues të IKMT-së, duke kërkuar shpjegime dhe nxjerrjen e shkresave zyrtare që justifikojnë vendimet për shembjet.

Nga ana tjetër, disa banorë kanë nisur të largojnë vetë shtëpizat prej druri dhe materiale të tjera nga hapësirat publike, duke shmangur përplasjet me IKMT-në.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë aksionit, një molotov u hodh drejt urës së drurit në fshat, me qëllim djegien e saj, por flakët u neutralizuan shpejt nga autoritetet pa shkaktuar dëme të mëdha.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme