Sociale 15 July 2025, 19:13 Nga VNA

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, dalin të shesin sërish në tregun e vjetër

Ndaje në Whatsapp
Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, dalin të

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në lagjen “Gërhot”. Megjithë ndërhyrjen e bashkisë për lirimin e kësaj hapësire dhe zhvendosjen e tregëtarëve në tregun e ri në lagjen “Zinxhira” sërish ata kundërshtojnë largimin.

Sipas tregëtarëve rom zhvendosja në tregun e ri po i godet ekonomikisht ndërsa ata sigurirojnë mbijetesën me të ardhurat e fituara.

“Ne jemi tregëtarë këtu, jemi të gjithë romë, përfaqësoj romët, ne jemi të gjithë hallexhinj, kërkojmë  nje treg edhe ne si gjithë të tjerët”, tha një zotëri.

“Këtu ishte një mjedis shumë i mirë, të jemi në rradhë të rregullt, të na sigurojnë edhe tualetet dhe furnizmin me ujë”, u shpreh një tjetë banor.

“Ndodhi kjo për romët, që duan të na heqin nga vendi , të na bëjnë, të na rregullojnë vendin këtu, që të hamë edhe ne, të rrojmë”,

Ditën e hënë Bashkia e Gjirokastrës ndërmori një aksion për lirimin e mjediseve të përdorura ndër vite si treg nga pjesëtarë të komunitetit rom dhe zhvendosjen e tyre në një treg të ndërtuar rishtazi./Euronews Albania/

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme