Sociale 17 July 2025, 07:55 Nga VNA

5-mujori i parë i 2025-ës thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

Ndaje në Whatsapp
5-mujori i parë i 2025-ës thellohen më tej borxhet e

Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.

Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.

Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..

Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.

Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.

Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.

UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.

Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.

UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.

Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./ Monitor

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme