Sociale 19 Korrik 2025, 09:58 Nga VNA

Pse nuk e incenvinton qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

Ndaje në Whatsapp
Pse nuk e incenvinton qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit

Qeveria qe nga viti 2015 u dha statusin e investitorit strategjik në turizëm investimeve që nisin nga 5 milionë deri në 50 milionë euro dhe që punësojnë së paku 80 punonjës, por nuk i kushtëzoi këto lloj investimesh që të përdorin prodhime vendas në mënyrë që të rriten përfitimet në ekonomi. Vendet e tjera me përvojë në sektorin e turizmit i kanë “detyruar” ose kanë ofruar incentiva ndaj strukturave akomoduese që të përdorin prodhim vendas.

Në Turqi, p.sh. në zonat turistike si Antalja, Ministria e Turizmit ka promovuar skema që nxisin përdorimin e produkteve vendase në hotele përmes certifikatave të cilësisë për hotelet që përdorin produkte lokale dhe i ndihmon me udhëzues për blerje të orientuar drejt rajoneve përreth. Furnizimi me prodhim vendi nuk është një detyrim ligjor, por një stimul që ndikon në vlerësimet dhe licencimin e hoteleve.

Ndërsa në Ekuador Ligji për turizmin parashikon që strukturat hoteliere t’i japin përparësi produkteve dhe shërbimeve lokale. Në disa rajone, inspektorët kërkojnë dokumentacion mbi origjinën e produkteve ushqimore. Në Itali, sidomos në Sicili, Pulia ka programe rajonale për agro-turizëm dhe zinxhirin e shkurtër të furnizimit.

Nëpërmjet subvencioneve nga fondet e BE-së dhe rajoneve, disa bashki kanë dhënë ndihma vetëm strukturave që garantojnë blerje nga ferma lokale. Ekspertët e turizmit rekomandojnë se qeveria mund të japë pikë shtesë në licencimin e strukturave hotelierë që prokurojnë një përqindjeje të produkteve nga fermerë vendas.

Mbështetja e ulët për bujqësinë, penalizuese

Shqipëria ka mbështetjen më të ulët në rajon për bujqësinë, por gjithashtu ka të dhëna të mangëta për sektorin duke e bërë kështu të pamundur edhe hartimin e politikave efikase. Vitin e kaluar, qeveria shqiptare akordoi 14.1 miliardë lekë për Ministrinë e Bujqësisë, ose vetëm 1.9% të shpenzimeve buxhetore. Nga këto, vetëm rreth 5 milionë euro shkuan për investime për serra, stalla dhe mekanizëm agrar.

Në Serbi, në vitin 2024 u ndanë 92 miliardë dinarë në subvencione bujqësore, shifër që korrespondon me rreth 778 milionë euro. Në Maqedoninë e Veriut, mbështetja për bujqësinë vitin e kaluar arriti gati 200 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare. Federata e Bosnjës financoi rreth 185 milionë euro.

Mali i Zi, vetëm nga fondet e brendshme, çoi vitin e kaluar 51 milionë euro për bujqësinë të cilat u përdorën për ndërtim stallash, grante për hektar dhe mbështetje për fermat e reja. Në Kosovë pagesat direkte për fermerët vitin e kaluar ishin rreth 61 milionë euro.

Siç shihet, Shqipëria ka pagesa shumë më të ulëta në rajon për mbështetjen e prodhimit bujqësor, teksa u bllokuan edhe fondet e BE-së nga programi IPARD për korrupsion.

Modeli më i mirë në rajon është Serbia

Serbia po kalon nga një fokus tradicional mbi pagesat direkte për fermerët, drejt një modeli gjithëpërfshirës që synon inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm rural. Serbia ka prezantuar së fundmi një paketë për edukim, i përqendruar në fusha si agronomi, veterineri, agroekologji, duke siguruar një brez të ri specialistësh për fshatrat.

Këtë vit hyri në fuqi programi mbi 8.1 milionë euro për blerje ose rikonstruktim shtëpish të braktisura që mbështet deri në 10 ,000 euro familjet të reja për rikthim në zonat rurale, teksa pritet tërheqja e 288 milionë eurove nga programet e BE-së nga IPARD, si pjesë e paketës totale prej 550 milionë eurosh që mbështet investime në makineri bujqësore, përpunim ushqimesh, infrastrukturë rurale, bujqësi ekologjike, dhe diversifikim fermash.

Serbia ka rritur financimin e brendshëm për bujqësinë në 1.27 miliardë euro në këtë vit financiar, ose 7.5 % e buxhetit shtetëror. Fondet përfshijnë pagesa direkte, zhvillim rural dhe kredi/subvencione për grurë, derivate, etj. Gjithashtu Serbia siguron financim për çmimet e produkteve kryesore si qumështi dhe mishi, të negociuara me organizatat e fermerëve./ Monitor

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme