Sociale 20 July 2025, 14:01 Nga VNA

“Fshati i braktisur, tryezat me produkte import”/ Alarmi i ekspertit për ushqimet që konsumojmë dhe skenarët që rrezikojnë vendin

Ndaje në Whatsapp
“Fshati i braktisur, tryezat me produkte import”/ Alarmi i ekspertit

 

Shqipëria po përballet me një krizë të heshtur por të rrezikshme: braktisjen e fshatit, rënien drastike të prodhimit vendas dhe mbushjen e tryezave me produkte të importuara. Paralajmërimi vjen nga Dr. Drini Imami, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ekspert i njohur i ekonomisë dhe zhvillimit rural, i cili në një intervistë për podcastin “Elefanti në dhomë” në A2CNN, ngriti alarmin për pasojat serioze të kësaj situate.

Rreziku për sigurinë ushqimore

“Fshati është në tatëpjetë. Po rrezikojmë sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik,” – deklaroi Imami. Ai theksoi se rritja e madhe e importit të produkteve ushqimore, sidomos të mishit, bulmetit dhe krerëve të gjalla, po e bën vendin gjithnjë e më të varur nga tregjet e jashtme. Vetëm në vitin 2023, janë importuar rreth 70 mijë krerë qingja dhe dele, një shifër 10-15 herë më e lartë se më parë.

Sipas tij, ky fenomen e vë Shqipërinë në pozitë të brishtë në rast krizash ndërkombëtare, siç ndodhi me luftën në Ukrainë, ku çmimet e ushqimeve u rritën ndjeshëm për vendet me varësi nga importi, ndërsa ato me prodhim vendas e përballuan më mirë situatën.

Rënia e prodhimit dhe mungesa e transparencës

Që nga viti 2015, ka pasur një rënie mbi 50% të numrit të krerëve të bagëtive, ndërsa trendi i përgjithshëm i prodhimit bujqësor është në rënie të vazhdueshme. “Sot nuk kemi një panoramë të qartë të situatës reale në terren,” – thekson Imami.

Ai vë theksin edhe tek mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve IPARD, një instrument kyç për mbështetjen e bujqësisë në vendet me financim publik të ulët si Shqipëria. “Në vende të tjera, IPARD është vetëm një shtesë e vogël krahasuar me mbështetjen kombëtare. Në Shqipëri, është pothuajse e vetmja mundësi – ndaj mungesa e transparencës është alarmante.”

Uji dhe mbetjet – kërcënime të dyfishta

Një tjetër problem madhor që prek drejtpërdrejt bujqësinë është mungesa e ujit të pastër dhe të mjaftueshëm në shumë zona. Kjo jo vetëm që dëmton prodhimin, por ngre edhe shqetësime serioze për sigurinë ushqimore.

Situata është përkeqësuar edhe nga problematika e menaxhimit të mbetjeve. “Sharra është një bombë ekologjike. Plehrat e pamenaxhuara janë një vatër helmi që ndot tokën, ujin dhe ajrin,” – paralajmëron Imami. Ai shton se efektet nuk janë të menjëhershme, por akumulative, dhe do të reflektohen në produkte ushqimore dhe më pas në shëndetin e qytetarëve.

Apeli për veprim

Eksperti bën thirrje për politika të qarta dhe afatgjata që mbështesin prodhimin vendas, fuqizimin e fshatit dhe një sistem të fortë kontrolli e gjurmueshmërie për produktet ushqimore.

“Fshati është i braktisur, dhe qyteti po ushqehet me produkte të pasigurta. Kjo është një rrugë që na çon drejt kolapsit ekonomikisht, mjedisisht dhe shëndetësisht,” – përfundoi Imami.

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme