Sociale 20 Korrik 2025, 08:17 Nga VNA

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19 vjeç

Ndaje në Whatsapp
Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.

Fenomeni është global. Revista “The Economist”, së fundmi në një shkrim, analizonte shkaqet e rritjes së plakjes së popullsisë nga rënia e lindshmërisë.

Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç.

Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?

Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç.

Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.

Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

Të dhënat e INSTAT për shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri në periudhën 2019–2024 tregojnë një tendencë të plakjes së fuqisë punëtore.

Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja e grupmoshës 55-64 vjeç është rritur ndjeshëm – nga 62,9% në 2019 në mbi 75% në vitin 2024, duke dëshmuar një prani gjithnjë e më të madhe të punonjësve më të moshuar në tregun e punës.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.

Kjo tregon për vështirësi të kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës, çka mund të lidhet me arsimin, papunësinë, emigracionin ose mungesën e mundësive të përshtatshme për këtë kategori.

Një zhvillim interesant është rritja e pjesëmarrjes edhe në grupmoshën mbi 65 vjeç, ku në dy tremujorët e parë të vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, një rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% që ishte në vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune./ Monitor

 

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme