Sociale 20 Korrik 2025, 18:30 Nga VNA

Raporti i UNESCO-s/ Liqeni i Ohrit në prag të shpalljes si trashëgimi botërore në rrezik

Ndaje në Whatsapp
Raporti i UNESCO-s/ Liqeni i Ohrit në prag të shpalljes si

Liqeni i Ohrit pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, po rrezikon të përfshihet zyrtarisht në listën e trashëgimisë në rrezik. Në sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore zhvilluar pak ditë më parë në UNESCO i paraqiti një raport që tregon se Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit (Shqipëri/Maqedonia e Veriut) të kategorizohet si një pasuri në rrezik. Arsyeja kryesore? Projektet e zhvillimit dhe ndërtimet pa vlerësim të ndikimit dhe pa transparencë ndërkombëtare. Në fokus të kritikave janë disa ndërtime masive të planifikuara nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në zonën e mbrojtur të Liqenit të Pogradecit — struktura prej betoni me intensitet të lartë ndërtimi, të vendosura pikërisht në zemër të një pasurie të shpallur nga UNESCO si me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme (OUV). Situata UNESCO ka identifikuar tre problematika madhore në pjesën shqiptare të liqenit: Urbanizim i paligjshëm dhe mungesë e përditësimit të planeve urbanistike. Refuzim i vazhdueshëm nga autoritetet shqiptare për të ndaluar: Zhvillimin urban përgjatë segmentit Pogradec–Tushemisht dhe në Lin, Ndërtimin në kodrën mbi Parkun e Drilonit, Zhvillimin urban në zonën rurale mes Tushemishtit dhe Drilonit. Mungesa e vlerësimeve të detyrueshme mjedisore (SEA/EIA), të kërkuara sipas praktikave ndërkombëtare. Shqipëria hesht, Maqedonia e Veriut reagon Ndërsa Maqedonia e Veriut ka paraqitur një amendament për të anuluar përfshirjen në listën e rrezikut, nga pala shqiptare nuk ka ende asnjë reagim zyrtar, as për të ndaluar projektet, as për të kërkuar shtyrje ose rishqyrtim të vendimit. Kjo situatë vjen vetëm një vit pas amendimit të ligjit “Për zonat e mbrojtura” në Shqipëri — një ndryshim i debatuar që e hapi rrugën ndërhyrjeve të tilla intensive në zona që më parë kishin mbrojtje të plotë. Reagimi Nga dokumentet e UNESCO-s rezulton se Maqedonia e Veriut ka kërkuar shtyrjen e këtij vendimi, por Shqipëria nuk ka paraqitur asnjë kundër-argument apo plan të qartë për të ndaluar ndërtimet që rrezikojnë vlerat universale të liqenit. Nëse Komiteti i UNESCO-s e miraton këtë vendim përfundimtar, Liqeni i Ohrit do të shpallet zyrtarisht si pasuri botërore në rrezik – një status që përdoret për të sinjalizuar kërcënime serioze dhe nevojën për masa urgjente. “State of conservation of properties inscribed on the World Heritage List” me Draft‑vendimin 47 COM 7B.54, që përmend rajonin e Ohrit (Shqipëri/Maqedoni e Veriut): ? whc.unesco.org/document/221412 — “State of conservation of properties inscribed on the World Heritage List”, përfshin Draft‑Decision 47 COM 7B.54 Thirrje Vetëm pak ditë më parë aktivistë denoncuan se shkarkimi i Besiana Kadare lidhet pikërisht me këtë raport. Për këtë arsye ata bënë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të projekteve ndërtimore.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme