Sociale 22 July 2025, 14:34 Nga VNA

Franca Viola/ Gruaja që sfidoi traditën italiane duke refuzuar të martohej me përdhunuesin e saj,

Ndaje në Whatsapp

Në vitin 1966, Italia u trondit nga përpjekjet e guximshme të një gruaje për të sfiduar mënyrën sesi vendi trajtonte viktimat e përdhunimit — një mësim që, për fat të keq, mbetet ende i vlefshëm sot.

Franca Viola u bë gruaja e parë italiane që refuzoi një “martesë rehabilituese” (“matrimonio riparatore” në italisht) me përdhunuesin e saj pas rrëmbimit dhe përdhunimit që pësoi. Ajo ishte një nga gratë e para italiane që, pasi ishte përdhunuar, refuzoi publikisht të martohej me përdhunuesin e saj.

Viola u rrit në Alcamo të Siçilisë, në një familje fermerësh. Në vitin 1963, në moshën 15-vjeçare, ajo u fejua me Filippo Melodia, nipi i një anëtari lokal të mafias, i cili atëherë ishte 23 vjeç, por pasi Melodia u arrestua për vjedhje, babai i Violës insistoi që ajo ta ndërpriste fejesën, gjë që ajo e bëri. Më pas, Melodia udhëtoi drejt Gjermanisë.

Deri në vitin 1965, Viola ishte fejuar me një djalë tjetër. Ndërkohë, Melodia ishte kthyer në Alcamo dhe po përpiqej kot të futej sërish në jetën e Violës, duke e përndjekur dhe duke kërcënuar si babanë, ashtu edhe të fejuarin e saj.

Në orët e para të 26 dhjetorit 1965, Melodia dhe një grup prej 12 bashkëpunëtorësh të armatosur hynë me forcë në shtëpinë e Violës dhe e rrëmbyen atë duke e tërhequr zvarrë drejt makinës, ndërsa rrahën mamanë e Violës dhe morën me vete edhe vëllain e saj 8-vjeçar, Mariano, i cili nuk pranoi të shkëputej nga motra e tij.

Mariano u lirua disa orë më vonë, por Franca u mbajt për 8 ditë në shtëpinë e motrës së Melodias dhe burrit të saj (në një fermë në periferi të qytetit), ku ajo u përdhunua vazhdimisht.

Melodia i tha asaj se tani ajo do të detyrohej të martohej me të në mënyrë që të mos mbetej një grua e “turpëruar”, por Viola iu përgjigj se nuk kishte asnjë qëllim për martesë dhe, madje, se do ta padiste për rrëmbim dhe përdhunim.

Sipas kodit tradicional shoqëror, kjo zgjedhje do ta bënte atë një “donna svergognata”: një “grua pa nder” (në kuptimin e plotë: një “grua pa turp”), pasi kishte humbur virgjërinë pa u martuar. Vlen të theksohet se këto koncepte nuk ishin të kufizuara vetëm në Siçili apo në zonat rurale.

Deri në një farë mase, këto ishin të pranishme edhe në Kodin Penal Italian të asaj kohe, konkretisht në Nenin 544, i cili e konsideronte përdhunimin si një krim kundër “moralit publik” dhe jo një krim personal, dhe ligjësonte idenë e “martesës rehabilituese” (matrimonio riparatore), duke përcaktuar se një përdhunues që martohej me viktimën e tij do të përfitonte shuarjen automatike të krimit.

Gjyqi u kthye në një sensacion në Alcamo dhe përtej tij. Turma të tëra ndiqnin debatet mbi këtë proces, të cilat më pas u raportuan nga New York Times me tituj patronizues: “Asnjë adhurues nuk e viziton Franca-n e Siçilisë.”

Megjithëse ishte figura qendrore e këtyre ngjarjeve, narrativa publike e zbehu zërin dhe qëllimet e Violës. Raportimet e gazetave e përshkruanin atë si “të butë”, “të hollë” dhe “të bukur”.

Melodia u shpall fajtor dhe u dënua me 11 vite burg (më vonë u apelua në 10 vite), ndërsa shtatë bashkëpunëtorë të tij morën dënime me nga katër vite secili.

Neni i ligjit që lejonte një përdhunues të shuante krimin duke u martuar me viktimën u shfuqizua vetëm në vitin 1981.

Dhuna seksuale u njoh si krim kundër personit (në vend të “moralit publik”) vetëm në vitin 1996. Melodia u lirua nga burgu në vitin 1976 dhe u dëbua nga Siçilia për lidhjet e tij me mafian. Ai u vra me armë zjarri në Modena dy vite më vonë.

Franca Viola u martua me Giuseppe Ruisi në dhjetor të vitit 1968, kur ishte gati 21 vjeç. Ata e kishin pëlqyer njëri-tjetrin që në fëmijëri.

Ruisi, i cili ishte llogaritar, këmbënguli se do të martohej me vajzën që kishte dashur gjithmonë, pavarësisht kërcënimeve dhe thashethemeve, por pas marrjes së licencës së martesës, iu desh të aplikonte për leje arme për të mbrojtur veten dhe bashkëshorten e tij të ardhshme.

Si Presidenti i Italisë, Giuseppe Saragat, ashtu edhe Papa Pali VI, shprehën publikisht vlerësimin e tyre për guximin e Franca Violës dhe solidaritetin me çiftin.

Viola dhe Ruisi më vonë patën tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë). Franca Viola vazhdon të jetojë në Alcamo me bashkëshortin e saj.

[caption id="attachment_52112" align="alignnone" width="673"] www.rarehistoricalphotos.com[/caption]

[caption id="attachment_52113" align="alignnone" width="696"] www.rarehistoricalphotos.com[/caption]

[caption id="attachment_52114" align="alignnone" width="696"] www.rarehistoricalphotos.com[/caption]

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme