Sociale 22 July 2025, 08:07 Nga VNA

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

Ndaje në Whatsapp
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë shembjen e 3

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit. Në mbledhjen e planifikuar për t’u zhvilluar më 24 korrik, nga Këshilli Bashkiak do të shqyrtohen për miratim projektvendimet për prishjen e detyruar të tre pallateve të klasifikuara, si të pabanueshme dhe me rrezik serioz për sigurinë publike, që ndodhen në zonat Kombinat dhe Kinostudio.

Konkretisht bëhet fjalë për 2 pallate dykatëshe që ndodhen në rrugën “Bubulina”, Njësia Administrative nr. 6 në Kombinat dhe një pallat 5-katësh në rrugën “Hysen Xhura”, Njësia Administrative nr. 4 që, që pas akt ekspertizave të thelluara të realizuara nga Instituti i Ndërtimit dhe subjekte të licencuara, rezultuan se përforcimi i këtyre godinave është ekonomikisht i paarsyeshëm. Pas akt ekspertizave rezultuan se kostot e ndërhyrjes për struktura të reja dhe të sigurta janë më të ulëta krahasuar me restaurimin.

Nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për pallatin nr. 64 në zonën e Kombinatit, kostoja e përforcimit përllogaritet sa 84% të kostos së rindërtimit nga e para. Vlerësimi i ekspertëve është kryer pas vlerësimit të bërë për objektin mbështetur në kriteret e VKM nr.26.15.01.2020, ku rezultoi se struktura e pallatit në gjendjen pas tërmetit, nuk i plotësonte kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për aktivitetin sizmik të zonës dhe duhet t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

“Sipas vlerësimit nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, analizës dhe përllogaritjeve të kryera nga ana e tyre rezulton se ky objekt me sipërfaqe rreth 520 m² duke e llogaritur me koston për njësi ndërtimi me TVSH 32 113 lekë/m² është në vlerën 16,698,760 lekë (vlera 13 915 720 lekë pa TVSH) dhe vlera e përforcimit është 11,707,567 lekë ku në raport këto dy vlera janë në masën 84 % duke rekomanduar kështu Demolimin e objektit”,thuhet në relacion e projektvendimit.

Për pallatin nr. 65 në zonën e Kombinatit të ndërtuar para viteve ’50- ’60 raporti në përqindje i vlerës së përforcimit me vlerën e rindërtimit nga e para është 82.6 % dhe për këtë arsye është rekomanduar DEMOLIMI i objektit mbështetur në Aktin Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, konkretisht neni 34 përcakton se:

“Nëse sipas studimit të thelluar, të mbështetur dhe nga oponenca e Institutit të Ndërtimit, ndërhyrjet për riparimin e strukturës kushtojnë më shumë se 70% e kostos së rindërtimit nga e para të ndërtesës, njësia e vetëqeverisjes vendore ose autoriteti përgjegjës vendos shembjen e detyruar të objektit, që kryhet sipas procedurave të parashikuara në nenin 35 të këtij akti”

Edhe për pallatin nr. 36, nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit kur kostoja e rikonstruktimit kalon kufirin 70% të përcaktuar me aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, që detyron shembjen në raste të tilla.

Sipas akt ekspertizës së thelluar dhe oponencës teknike të Institutit të Ndërtimit, objekti me pesë kate mbi tokë dhe sipërfaqe totale 2411 m² është konsideruar i pabanueshëm dhe i pasigurt, si pasojë e dëmtimeve strukturore të shkaktuara nga tërmeti dhe ndërhyrjeve të mëvonshme nga përdoruesit.

Në relacionin e projektvendimit theksohet se gjatë inspektimeve janë evidentuar deformime të konsiderueshme në elementët mbajtës, përfshirë: ndryshime të strukturës nga ndërhyrje të banorëve pas viteve ’90, si hapje muresh, mbyllje ballkonesh, vendosje strehash e kangjellash, apo instalime të pakontrolluara teknike.

“Kostoja e përforcimit është vlerësuar në 60.7 milionë lekë, ndërsa ajo e rindërtimit nga e para në 77.4 milionë lekë, duke e çuar raportin e përforcimit në 78.44%, mbi kufirin ligjor prej 70%, të përcaktuar në Aktin Normativ nr. 9, datë 16.12.2019.

Nga analiza e kësaj ekspertize dhe krahasimit të vlerës së Preventivit të Punimeve të përforcimit dhe të rikonstruksionit apo riparimit të ndërtesës, rekomandojmë që objekti duhet t’i nënshtrohet Demolimit dhe Ndërtimit të një ndërtese të re referuar kodit të projektimit dhe destinacionit të saj, por vendimi përfundimtar i takon Njësisë së Qeverisjes Vendore”,citohet në relacionin e projektvendimit.

Pas dëgjesave publike të mbajtura në 2024 me banorët e zonës, autoritetet vendore kanë zhvilluar dëgjesa publike me banorët edhe më 10 dhe 14 korrik 2025, në njësitë administrative përkatëse.

Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, prishja e objekteve do të kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera bashkiake dhe me praninë e përfaqësuesve të prokurorisë dhe policisë./ Monitor

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme