Sociale 23 July 2025, 08:32 Nga VNA

Me qira për 20 vjet, ja ambientet që do t'I jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës

Ndaje në Whatsapp
Me qira për 20 vjet, ja ambientet që do t'I jepen privatit

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira 20 vjeçare dy ambiente shërbimi. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kjo procedurë që parashikon dhënien në përdorim të pasurisë kulturore publike bën pjesë në atë që njihet si rijetësim. Lidhur me kalanë e Lëkurësit në Sarandë njoftimi saktëson se bëhet fjalë për një sipërfaqe 862 m2.

“Ambient shërbimi në Kalanë e Lëkurësit, Sarandë, me sipërfaqe prej 862 m2. Kalaja e Lëkurësit ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.

Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” rikonfirmuar me urdhër nr. 482, datë 1.8.2023 të ministrit të Kulturës, si dhe VKM-së nr. 730, datë 13.12.2023, “Për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Sarandës, Kalasë së Lëkurësit e Manastirit të 40 Shenjtorëve, dhe miratimin e zonimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”thuhet në dokument.

Lidhur me sipërfaqen në kalanë e Rozafës përcaktohet se bëhet fjalë për një ambient shërbimi në oborrin e tretë të Kalasë me sipërfaqe prej 196.2 m2.

Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” shpallur nga vendimi i Institutit i Shkencave (botuar në Gazetën Zyrtare nr. 95, datë 16.10.1948), Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës nr. 6, datë 15.1.1963, Ministria e Arsimit dhe Kulturës me nr. 1886, datë 10.6.1973, si dhe objekt i VKM-së nr. 788, datë 18.12.2024, “Për deklarimin “pasuri kulturore e paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Shkodrës, miratimin e zonifikimit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.

Njoftimet përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që janë të interesuar për këto procedura si për personat fizikë edhe për ata juridikë të lidhura me element si kapacitetet tekniko-ligjore, gjendja financiare, ajo gjyqësore.

Ndërkohë që dokumentacioni duhet të përfshijë edhe : i propozimin për marrjen në përdorim të pasurisë kulturore; i. projektin e rijetësimit, sipas nenit 185, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuarit. analizën e detajuar të projektit; iv. planin e zhvillimit të territorit; v. dokumentacionin për pjesëmarrje në projekte të mëparshme; vi. garancinë për miradministrimin e pronës, në formën e një vërtetimi bankar, të 3 (tre) muajve të fundit nga data e dorëzimit të dokumentacionit, në vlerën jo më pak se 10 (dhjetë) % të projektit të propozuar; vii. vërtetim për xhiron mesatare vjetore të 3 (tre) vjetëve të fundit, në vlerën prej minimalisht 50 (pesëdhjetë) % të vlerës së investimit të parashikuar në projektin e propozuar./ Monitor

.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme