Sociale 23 July 2025, 19:51 Nga VNA

Protesta në Tiranë kundër masakrës në Palestinë, e pranishme edhe aktivistja e njohur Greta Thunberg

Ndaje në Whatsapp
Protesta në Tiranë kundër masakrës në Palestinë, e

Aktivistja e njohur për çështjet mjedisore dhe sociale, Greta Thunberg, ka mbërritur këtë të mërkurë në Tiranë, ku mori pjesë në një protestë solidariteti me popullin palestinez. Vizita e saj në kryeqytetin shqiptar u bë me ftesë të një grupi aktivistësh të rinj shqiptarë dhe është pjesë e një fushate ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi gjendjen e rëndë humanitare në Rripin e Gazës.

Protesta u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, ku morën pjesë qindra qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe të rinj nga vende të ndryshme. Të pranishmit mbanin pankarta me mesazhe si “Ndalo gjenocidin në Gaza”, “Liri për Palestinën” dhe “Ndërgjegjësim tani, jo më vonë”.

Përmes një deklarate publike, Greta Thunberg iu drejtua qytetarëve shqiptarë duke i ftuar që të qëndrojnë në krah të popullit palestinez dhe të mos heshtin përballë asaj që ajo e cilësoi si “një nga tragjeditë më të mëdha humanitare të kohës sonë”.

“Situata në Gaza është e papërballueshme. Fëmijët janë në fazën e pestë të kequshqyerjes – kjo është faza e fundit përpara vdekjes nga uria. Ata po përdorin forcat e tyre të fundit për të na thirrur neve, pjesës tjetër të botës, që të reagojmë. Heshtja jonë është bashkëfajësi,” u shpreh Thunberg në fjalimin e saj përpara protestuesve.

Aktivistja suedeze njihet për angazhimin e saj të vazhdueshëm në çështje të drejtësisë globale, përfshirë edhe mbështetjen për kauza humanitare jashtë fushës së ngushtë të mjedisit. Ajo theksoi se drejtësia klimatike dhe ajo sociale janë të lidhura ngushtë dhe se askush nuk mund të jetë i lirë, derisa të gjithë të jenë të lirë.

Protesta në Tiranë u zhvillua në mënyrë paqësore dhe u shoqërua me marshime simbolike, lexime emrash të viktimave nga Gaza dhe ndezje qirinjsh në shenjë kujtimi për jetët e humbura.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme