Sociale 24 Korrik 2025, 07:48 Nga VNA

Cilësia e jetës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

Ndaje në Whatsapp
Cilësia e jetës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së

Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.

Por duke analizuar ndarjen fshat-qytet, shihet së në zonat rurale pensionistët e gëzojnë pensionin shumë më gjatë se në qytete. Në vitin e 2024 koha mesatare e gëzimit të pensionit në fshat ishte 28.2 vite, ndërsa në qytet 20.9 vite. Të dhënat e katër viteve të fundit tregojnë se për pensionit e qytetit koha e gëzimit të pensionit po vjen duke u ulur ndërsa atyre në fshat po rritet.

Në zonat urbane, koha e përfitimit të pensionit ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë katër viteve të fundit, duke u luhatur lehtësisht nga 20.9 vite nga 2021 në 2025. Jeta në qytete po ndikohet faktorë të tillë si nivelet më të larta të stresit, ritmi më i lartë i jetës, cilësi e dobët ajrit dhe jetës sedentare.

Ndërkohë, në zonat rurale vërehet një rritje më e fortë dhe e qëndrueshme. Në vitin 2021, koha e përfitimit të pensionit në këto zona ishte 26.5 vite, dhe në vitin 2024 ajo ka arritur në 28.4 vite. Kjo rritje mund lidhet edhe me stilin e jetesës më të qetë në zonat rurale, me më pak ndotje, lidhje më e fortë me natyrën dhe jetë më aktive për të moshuarit, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësi.

Arsyet pse koha e gëzimit të pensionit në zonat rurale është dukshëm më e gjatë se në zonat urbane lidhen edhe me faktin se shumë banorë të zonave rurale, veçanërisht ata që kanë punuar në bujqësi, dalin në pension në një moshë më të re krahasuar me punonjësit në sektorin urban dhe shtetëror.

Po nga ana tjetër jeta në fshat përfshin më shumë aktivitet fizik, punë në tokë, ecje, kontakt me natyrën, më pak ndotje ajri dhe zhurmë, si dhe një regjim ushqimor më të natyrshëm dhe tradicional. Këta faktorë kontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe shpesh më të shëndetshme pas daljes në pension. Gjithashtu ritmi i jetës në zonat rurale është më i qetë dhe lidhjet familjare dhe komunitare janë më të ngushta.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës. Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç. Ndryshimi më i madh është bërë ngjate 1960-1990. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç./ Monitor

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme