Sociale 24 July 2025, 17:21 Nga VNA

Policët grek lënë detyrën nga tymi, kufiri në Kakavijë i bllokuar

Ndaje në Whatsapp
Policët grek lënë detyrën nga tymi, kufiri në

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë këtë të enjte në territorin grek, pranë pikës kufitare të Kakavijës, duke detyruar autoritetet greke të ndërpresin përkohësisht procedurat e përpunimit të udhëtarëve dhe mjeteve në hyrje dhe dalje të Greqisë.

Zjarri ka shpërthyer disa metra larg godinës së përpunimit të pasaportave dhe doganës greke, por për shkak të tymit të dendur të përhapur nga flakët, policia kufitare greke ka zbatuar protokollin e emergjencave, duke ndaluar menjëherë procesin e kalimit kufitar për të shmangur rrezikun ndaj punonjësve dhe qytetarëve.

Pas vendimit të autoriteteve për ndërprerjen e përkohshme të punës, në pikën kufitare janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe udhëtarësh, të cilat kanë sjellë bllokim të qarkullimit në të dyja anët e kufirit. Qytetarë që prisnin të hynin në Greqi apo të dilnin prej saj janë detyruar të qëndrojnë në pritje për orë të tëra, mes temperaturash të larta dhe mungesës së informacionit zyrtar për kohëzgjatjen e situatës.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke, të cilat kanë ndërhyrë me mjete tokësore dhe ajrore. Një helikopter është vënë në dispozicion për të ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se situata është aktualisht nën kontroll dhe se pritet që puna në pikën kufitare të rifillojë normalisht sapo të sigurohet një ambient i pastër dhe i sigurt për qytetarët dhe stafin kufitar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme