Sociale 24 July 2025, 20:30 Nga VNA

Skandal/ Parku Kombëtar i Lurës digjet, ndërsa uji devijohet për hidrocentralet

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Parku Kombëtar i Lurës digjet, ndërsa uji devijohet

Një situatë alarmante po zhvillohet në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, ku prej ditësh zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të parkut, ndërsa institucionet shtetërore mbeten në heshtje.

Aktivistët mjedisorë Dhimitër Koleci dhe Adem Gjokola, në një protestë të organizuar nga banorët e fshatit Lufaj kundër ndërtimit të një hidrocentrali të ri, ngritën alarmin për gjendjen dramatike që po përjeton zona e mbrojtur.

Sipas tyre, zjarri është përhapur me shpejtësi në mungesë të burimeve natyrore ujore, të cilat janë devijuar drejt hidrocentraleve. “Futja e ujit në tuba e ka shkretuar zonën,” – deklaroi Koleci, duke theksuar se rrjedhat natyrore, që dikur ndalonin përhapjen e flakëve, tashmë janë tharë nga projektet energjetike.

Banorët lokalë kanë luftuar me mjetet e tyre modeste dhe ndihmën e ushtrisë për katër ditë dhe netë me radhë për të shpëtuar stanet, bagëtinë dhe bletët nga shkrumbimi. Por, mungesa e pajisjeve dhe përgatitjes profesionale ka vënë në pah një dështim të rëndë institucional.

“Ata që duhej të ishin në krye të detyrës – Bashkia Mat, qeveria qëndrore, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura – rrinë duarkryq, ndërsa vendimet e tyre kanë sjellë këtë katastrofë,” – u shprehën aktivistët në fund të protestës.

Dërgimi i forcave të ushtrisë, të papajisura dhe të patrajnuara për situata zjarri, tregon, sipas tyre, mungesën e vullnetit politik për të mbrojtur një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë. Aktivistët dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe ndalimin e projekteve që po shkatërrojnë peizazhin dhe biodiversitetin e Lurës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme