Sociale 25 Korrik 2025, 10:19 Nga VNA

Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

Ndaje në Whatsapp

Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës.

Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët. Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës. Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në % të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës.

Sa rritet detyrimi për taksën e ndërtesës në rrethe

Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës si për apartamentet e banimit ashtu edhe për bizneset.

Për shtëpitë niveli i taksës së ndërtesës si për apartamente edhe për njësi tregëtare llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.

Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës.

Për shtëpitë e banimit shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi, pra për apartamentet është 0,05% e vlerës, por është në diskrecionin e Këshillit Bashkiak që mbi shkallën kombëtare të miratojë nivel + 30% më të lartë apo -30% më të ulët.

P.sh marrim shembull qytetin e Vlorës, duke e llogaritur detyrimin për taksën e ndërtesës së apartamenteve mbi shkallën kombëtare prej 0,05%.

Në Vlorë çmimi aktual i referencës 61,800 lekë për metër katror. Vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 llogaritet 61,800 lekë/m2 x 90 m2 = 5,562,000 lekë vlera e shtëpisë

Detyrimi për taksën e ndërtesës 0,05 % x 5,562,000 lekë = 2,781 lekë detyrimi vjetor.

Çmimi i ri i referencës për zonën nr.1 në Vlorë propozohet 98,000 lekë/m2. Vlera e apartamentit llogaritet 98,000 lekë/ m2 x 90 = 8,820,000 lekë.

Detyrimi për taksën 0,05% x 8,820,000 = 4,410 lekë detyrimi vjetor.

Rritja nga ndryshimi i referencave 4,410- 2,781 = 1,629 lekë në vit apo 58.6% sa rritja e çmimit të referencës. / Monitor

 

 

 

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme