Kronika 15 July 2024, 12:09 Nga VNA

Kryeprokurori Çela prezanton në Kuvend raportin për 2023, kriminaliteti më i lartë në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Kryeprokurori Çela prezanton në Kuvend raportin për 2023,

Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar veprimtarinë vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme në Kuvend.

Sipas kryeprokurorit, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

Edhe më 2023, kemi probleme me vakancat. Problemet me vakancat janë shkaktuar nga vettingu. Përqindjen e kriminalitetit më të lartë e ka pasur qarku Vlorë, ndërsa atë me kriminalitetin më të ulët e ka pasur qarku Dibër. Gjatë 2024, janë regjistruar mbi 23 mijë vepra penale. Ka tendencë ashpërsimi të masave të sigurimit”, tha Çela.

Ai tha se ka një mungesë të prokurorëve me 38%.

"Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare" tha Çela

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme