Politika 4 November 2024, 21:15 Nga VNA

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako rrit rrogën e saj në 2.9 milionë lekë

Ndaje në Whatsapp
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako rrit rrogën e saj në 2.9

Bashkia e Durrësit ka miratuar një vendim kontrovers për rritjen e pagave të Kryetares Emiriana Sako dhe administratës së saj, duke shkaktuar polemika të shumta dhe pakënaqësi në mesin e këshilltarëve të opozitës. Rritja e pagës së Sako-s është e konsiderueshme, duke u rritur me 56.7%, nga 1,850,000 lekë në 2,900,000 lekë të vjetra në muaj. Po ashtu, rritje të ndjeshme kanë përfituar edhe tre zv.kryetarët e saj, Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi, të cilët tani do të marrin 2,250,000 lekë të vjetra, një rritje prej 40.6% nga 1,600,000 lekë.

Këshilltarët e opozitës e braktisën mbledhjen, duke e cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe të papërshtatshëm, sidomos në kontekstin e krizës që përfshin mbetjet toksike që qëndrojnë në port. Dritan Burgjia, kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë, komentoi: “Nëse do kishim një ndarje të drejtë, nuk do ishim sot në diskutimin për ndihmat për pensionistët.”

Rritjet përfshijnë gjithashtu këshilltarët bashkiakë, të cilët kanë parë rritje pagash nga 185,000 lekë në 290,000 lekë, duke reflektuar një përqindje rritjeje të njëjtë me atë të kryetares. Ndërsa pagat për drejtorët e drejtorive janë rritur me 55%, drejtuesja e kabinetit ka marrë një rritje të jashtëzakonshme prej 86.7%, duke u ngritur në nivelin e pagës së drejtorit. Edhe këshilltari i kryetares, i cili është zëdhënësi i institucionit, ka përfituar një rritje prej 90.8%.

Për punonjësit e nivelit bazë, rritjet janë më të ulëta dhe shpesh konsiderohen qesharake.

Rritjet për specialistët në aparatin e bashkisë janë 14.3%, ndërsa pagat për inspektorët dhe specialistët e sektorëve të shërbimeve janë rritur me përqindje më të ulta. Për shembull, paga për kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit rritet me 49.4%, ndërsa për vartësit e tij vetëm 7%.

Kjo rritje vëren kontrastin e thellë mes funksionarëve dhe vështirësive që përballen qytetarët të cilët aplikojnë çdo muaj për ndihmë ekonomike për një shumë qesharake prej 22,000 lekësh të vjetra.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme