Bota 4 August 2026, 18:28 Nga VNA

Kriza në Ceuta, 75 viktima dhe rreth 70 mijë migrantë të kthyer në Marok

Ndaje në Whatsapp
Kriza në Ceuta, 75 viktima dhe rreth 70 mijë migrantë të

Bilanci i krizës së migracionit në enklavën spanjolle të Ceutës vijon të rëndohet. Autoritetet spanjolle bëjnë të ditur se numri i viktimave ka arritur në 75 persona, ndërsa rreth 70 mijë migrantë janë kthyer ose janë larguar nga territori spanjoll.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, deklaroi se nga afro 72 mijë persona që hynë në Ceuta gjatë valës së paprecedentë migratore, pjesa dërrmuese është riatdhesuar në Marok. Sipas tij, reagimi i autoriteteve ishte i menjëhershëm dhe situata në kufi tashmë është stabilizuar.

Kriza shpërtheu pasi mijëra migrantë kaluan nga Maroku drejt Ceutës, territor spanjoll në Afrikën Veriore, duke hyrë përmes kufirit tokësor ose duke notuar rreth barrierave kufitare.

Gjatë përpjekjeve për të hyrë në territorin spanjoll, dhjetëra persona humbën jetën, kryesisht si pasojë e mbytjes dhe kaosit të krijuar nga fluksi i madh i njerëzve. Në ditët pas ngjarjes, numri i viktimave është rritur gradualisht, duke arritur në 75.

Megjithëse shumica e migrantëve janë kthyer në Marok, disa mijëra persona ndodhen ende në Ceuta, mes tyre edhe qindra të mitur të pashoqëruar, duke ushtruar presion mbi qendrat e pritjes dhe shërbimet sociale të qytetit.

Kriza ka rikthyer në qendër të debatit në Bashkimin Evropian çështjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm, luftës kundër rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për forcimin e masave për mbrojtjen e kufijve të BE-së pas zhvillimeve dramatike në Ceuta.

Video

Neymar shpërthen pas ndeshjes, tension i madh në tunelin e stadiumit! Edhe pse Santos siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Brazilit me fitoren 1-0 ndaj Remos, vëmendjen e mori incidenti pas ndeshjes. I provokuar vazhdimisht nga tifozët vendas, Neymar reagoi duke iu përgjigjur me gjeste dhe fjalë, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë në tunelin e stadiumit, ku pati përplasje verbale me tifozë dhe zyrtarë të klubit. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangu një konflikt fizik.

Katër burra mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, ndërsa policia britanike arrestoi një grua 47-vjeçare si të dyshuar për ngjarjen. Sipas Policisë Metropolitane, shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pjesë e operacionit ishte edhe Ambulanca Ajrore e Londrës, e cila u ul në sheshin Trafalgar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Katër të lënduarit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Kazakistani ka liruar në rezervatin natyror Ile-Balkhash tigreshën Amur, Umit, duke shënuar rikthimin e parë të tigrave në vend pas 78 vitesh. Kjo specie ishte zhdukur nga Kazakistani që në vitin 1948. Tigri Amur është shumë i afërt me tigrin e Kaspikut, një specie që dikur jetonte në Azinë Qendrore, por u zhduk plotësisht në vitet 1970. Umit është një nga katër tigrat që Rusia i ka dhuruar Kazakistanit në kuadër të një projekti për të rikthyer tigrat në habitatet ku kanë jetuar dikur. Qëllimi i programit është që kjo kafshë e rrallë të vendoset sërish në natyrë dhe të krijojë një popullatë të qëndrueshme në vend.

Ky është momenti kur një dron ndjek një shitës ambulant në rrugë, përpara se të shpërthejë pranë tij, duke e plagosur. Pamjet janë shpërndarë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili akuzoi Rusinë se po kryen sulme të qëllimshme ndaj civilëve. Ai u bëri thirrje vendeve të botës që ta shohin videon, duke e cilësuar atë si dëshmi të mënyrës se si, sipas tij, ushtarët rusë “kënaqen duke vrarë dhe terrorizuar civilët”. Zelensky e përshkroi incidentin si një tjetër rast të asaj që ai e quajti “safari me dronë”, duke pretenduar se forcat ruse përdorin dronë për të ndjekur dhe sulmuar banorët e Khersonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme