Politika 25 Shkurt 2025, 22:00 Nga VNA

KLP ngre shqetësim për fushatën e vazhdueshme të sulmeve ndaj prokurorit Ols Dado

Ndaje në Whatsapp
KLP ngre shqetësim për fushatën e vazhdueshme të sulmeve

KLP shpreh shqetësim për sulmet dhe etiketimet denigruese ndaj prokurorëve të SPAK në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado, një ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar për korrupsion shpërndau në Facebook një transkript duke pretenduar se ishte sharë prej prokurorit në fjalë, dokument që u cilësua i rremë nga gjykata dhe prokuroria.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ngre shqetësim në mënyrë të përsëritur gjatë dy javëve të fundit lidhur me atë që e cilëson si “fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Ols Dado”.

Reagimi vjen një ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i arrestuar për korrupsion me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado, në vijim të një fushate denigruese ndaj organeve të drejtësisë, publikoi një transkipt me përmbajte të pavërtetë, duke pretenduar si ishte ofenduar nga Dado në sallën e gjyqit.

“Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës”, citohet në deklaratën për media të KLP të publikuar të martën më 25 shkurt.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj prokurorëve të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. Po ashtu, ritheksohet rëndësia e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, me qëllim shmangien e çdo forme dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore.

“Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë”, vëren KLP dhe thekson se qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin.

KLP reagoi dhe më datë 12 shkurt kundër sulmeve në drejtim të prokurorëve të cilët kërkuan arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe proceduan bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e pesë biznesmenë, për krijimin e një skeme korrupsioni.

Pas ndalimit të Veliajt, mbështetës të tij zhvilluan një antimiting, që sipas gjykatës dhe SPAK, çoi deri në cenimin e jetës dhe të shëndetit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës së këtyre institucioneve.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama inicioi sulme publike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, duke kundërshtuar arrestimin e Veliaj për akuzat për korrupsion. Organet qeverisëse të drejtësisë, KLGj dhe KLP reaguan njëherazi më 12 shkurt, duke kërkuar nga aktorët politikë që të mos ushtronin trysni dhe presion që cënon pavarësinë e Strukturës së Posaçme.

Megjithatë, sulmet publike kanë vijuar dhe ndaj emrave të përveçëm, ku në mes të akuzave kanë qenë prokurori Ols Dado dhe gjyqtari Erjon Bani.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka vijuar të akuzojë nga qelia prokurorin Dado se e ka persekutuar politikisht, duke u ndihmuar dhe nga media dhe individë të caktuar në këtë fushatë ndaj drejtësisë.

Përmes një statusi të shpërndarë në Facebook të hënën, Veliaj pretendoi se prokurori i çështjes e kishte sharë me fjalën “ndyrësirë” në sallën e gjyqit, por Gjykata e Posaçme dhe SPAK e hodhën poshtë këtë pretendim. Edhe avokati i Veliajt tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat që ishin përdorur në seancë.

Postimi i Erion Veliajt, njësoj si postimet e tjera të përditshme nën emrin e tij nga qelia, u ripublikua nga një mori mediash online dhe televizionesh pa u verifikuar, ndërsa analistë të majtë dhe mbështetës të kryebashkiakut shprehën indinjatën ndaj sjelljes së supozuar të prokurorit.

Por transkripti i botuar, sipas Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, është i rremë. SPAK po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori. I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta, tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.

Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës./BIRN/

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme