Bota 7 March 2025, 18:34 Nga VNA

Kërkon marrëveshje të re bërthamore/ Donald Trump i dërgon letër liderit të Iranit: Do të jetë më mirë për ju

Ndaje në Whatsapp
Kërkon marrëveshje të re bërthamore/ Donald Trump i

Donald Trump thotë se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i ka dërguar një letër udhëheqjes iraniane duke thënë se shpreson që ata të bien dakord për të negociuar.

“Unë thashë se shpresoj të negocioni, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin”, tha Trump në një intervistë për Fox Business Netëork.

“Mendoj se ata duan ta marrin atë letër. Alternative tjetër është se duhet të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lësh armë bërthamore”.

Letra duket se i është adresuar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme