Bota 6 March 2025, 18:09 Nga VNA

Presidenti Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit

Presidenti Donald Trump pritet të firmosë një urdhër ekzekutiv që do të realizonte një nga objektivat e tij të hershme, mbylljen e Departamentit të Arsimit, njoftoi të mërkurën gazeta 'The Wall Street Journal'.

Urdhri mund të nënshkruhet sot (të enjten) sipas gazetës, e cila i referohej personave në dijeni të çështjes, por pa i identifikuar ata. Shtëpia e Bardhë dhe departamenti nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Presidenti Trump ka bërë vazhdimisht thirrje për eliminimin e departamentit, duke e quajtur veprimtarinë e tij "një mashtrim të madh".

Ai propozoi mbylljen e tij që në mandatin e parë si president, por Kongresi nuk veproi.

Republikanët kanë kërkuar prej kohësh mbylljen e departamentit. Sekretarja e Arsimit Linda McMahon, e cila u konfirmua nga Senati të hënën, ka mbrojtur planin e Presidentit Trump për të mbyllur agjencinë.

Por mbrojtësit e Departamentit thonë se është thelbësore që të ruhen standardet e arsimit të lartë publik si dhe akuzojnë republikanët se po përpiqen ta shdërrojnë arsimimin, në fitimprurës.

Një mbyllje e menjëhershme e departamentit mund të krijonte probleme për ndihmën prej dhjetëra miliarda dollarësh që marrin shkollat, duke filluar nga arsimi elementar, tek shkolla e mesme, apo ​për ndihmën që marrin studentët në kolegj.

Presidenti Trump tha muajin e kaluar se donte që departamenti të mbyllej menjëherë, por pranoi se për këtë do të nevojitej mbështetja e Kongresit që miraton fondet për departamentin.

Zonja McMahon u tha senatorëve se mbyllja e departamentit do të kërkonte miratim të Kongresit. Ajo premtoi në mënyrë të përsëritur se fondet federale për të ndihmuar distriktet shkollore me të ardhura të ulëta dhe studentët, do të vazhdojnë.

Presidenti Trump dhe këshilltari i tij, biznesmeni miliarder Elon Musk janë përpjekur të çmontojnë, pa miratimin e Kongresit, programe dhe institucione qeveritare, siç ishte rasti me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), por një mbyllje e Departamentit të Arsimit, do të shënonte mbylljen e parë të një agjencie në nivel kabineti qeveritar.

Departamenti mbikëqyr rreth 100,000 shkolla publike dhe 34,000 private, por më shumë se 85% e financimit për shkollat publike sigurohen nga shtetet.

Departamenti u jep fonde federale shkollave dhe programeve që kanë nevojë, përfshirë fonde për të paguar mësuesit e fëmijëve me nevoja të veçanta, apo duke financuar programe artistike, si dhe rinovimin e infrastrukturës shkollore të vjetëruar.

Departamenti mbikëqyr gjithashtu 1.6 trilionë dollarë në kredi studentore për dhjetëra miliona amerikanë, të cilët nuk mund të përballojnë pagesën për universitetin.

Gjatë administratës Biden, republikanët e kritikuan departamentin kryesisht për nismën për faljen e huave studentore , si dhe politikat që lidhen me diversitetin, barazinë dhe programet e gjithëpërfshirjes./VOA

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme