Bota 7 Mars 2025, 18:15 Nga VNA

Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?

Ndaje në Whatsapp
Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?

Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën kontrollin e Rusisë. Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për shumë ukrainas pas sulmit të Rusisë dhe disa vende - si qyteti Bakhmut, Chasiv Yar dhe Vovchansk - u shkatërruan pothuajse plotësisht. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katerina Besedina njofton se si po përballen disa ukrainas me këtë përmbysje të jetës së tyre.

Qyteti Mariupol, me gjysmë milioni banorë, u shkatërrua tre vite më parë nga forcat ruse dhe vazhdon të jetë i pushtuar.

Yevhen Tuzovi jetonte përpara luftës në Mariupol, ku ishte sportist dhe figurë e njohur publike në qytetin bregdetar.

“Mariupoli ishte një qytet i bukur. Tani kanë mbetur vetëm rrënoja...”, thotë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qeveria e tij nuk ka hequr dorë nga Mariupoli. Në fjalimin e tij drejtuar vendit për Vitin e Ri, ai tha se: “Nuk dorëzojmë çka është e jona. Dhe... nuk i harrojmë njerëzit tanë. Ata që janë në robëri. Dhe do të luftojmë për çdo person që është fatkeqësisht atje”.

Zoti Tuzov nuk banon më në Mariupol. Ai tashmë jeton rreth 300 kilometra më në veriperëndim, në Dnipro, por mban kontakte me ukrainas që jetojnë në zonën e pushtuar.

Ai thotë se rusët kanë filluar tashmë të ndërtojnë në Mariupol dhe se pjesë të qytetit janë bërë sheshe ndërtimi. Shtëpitë e vendasve janë zëvendësuar me komplekse apartamentesh luksoze që nxirren në shitje. Siç kuptohet nga videot e publikuara në mediat sociale, disa banorë ndihen të dëbuar.

“Shtëpitë na janë prishur dhe në vend të tyre po ngrihen apartamente që do të shiten. Prej tre vitesh tashmë kemi jetuar me qera, apo në konvikte dhe vendstrehime. Janë me dhjetëra mijëra si ne”, thotë një grua në një video.

“Shtëpitë në bregun e majtë janë afër detit. Është një zonë e bukur që disa njerëz duan ta marrin për vete, për të ndërtuar apartamente dhe për t’i shitur. Dhe ne do të përfundojmë në rrugë!”, thotë një banore.

Zoti Tuzov thotë se shumë rusë të ardhur rishtazi po blejnë prona me çmim të ulët në bregdet.

“Sepse për rusët që vijnë le të themi nga Moska apo Shën Petersburgu, çmimet janë çmendurisht të lira... Por duhet ta kenë parasysh se në oborrin e godinës është varrosur ish-pronari”, thotë zoti Tuzov.

Forcat ruse gjithashtu pushtuan qytetin e Melitopolit në rajonin Zaporizhia në fillimet e sulmit ndaj Ukrainës. Që nga ajo kohë, banorët kanë jetuar me frikë të përhershme, thotë ish-banorja Olha Leontieva.

“Ata që qëndruan gjatë agresionit menduan se do të çliroheshin së shpejti... Kur flas tani me disa prej tyre, kanë ende shpresë dhe besim, por kanë frikë të flasin për këtë gjë – e dinë se shumë telefona përgjohen... Kanë shumë frikë!”, thotë ajo.

Ukrainasit në qytetet e pushtuara janë detyruar të marrin pasaporta ruse, pa të cilat njerëzit nuk mund të marrin ndihmë mjekësore, apo të blejnë ilaçe në farmaci.

“Njoh një grua, që është shumë e sëmurë, i ka mbijetuar kancerit... Më mori në telefon duke qarë dhe më tha se iu desh të merrte pasaportën ruse, pasi doktorët nuk i jepnin kujdes mjekësor....”, thotë zonja Leontieva.

Shkollat po bëjnë rusifikimin e detyruar të nxënësve, për t’ua hequr identitetin ukrainas, thotë Tsvetelina van Benthem, studiuese dhe juriste e specializuar për konfliktet e armatosura në Universitetin e Oksfordit.

“Shohim që sistemi arsimor po përdoret si armë kundër identitetit ukrainas në territoret e pushtuara. Librat ukrainas po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me libra rusë; mësuesit i frikësojnë”, thotë ajo.

Megjithatë, disa ukrainas po qëndrojnë në qytetet e pushtuara, duke shpresuar për ndaljen e luftimeve dhe dhënien fund të pushtimit rus./VOA

Video

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Drejt Europës vetëm me përgjigje. Se pyetjet nuk i kemi qejf këto kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme