Bota 27 Maj 2025, 14:51 Nga VNA

Kancelari Merz deklaron se nuk do të ketë më kufizim të rrezes së veprimit për armët e Ukrainës - Kremlini reagon ashpër

Ndaje në Whatsapp
Kancelari Merz deklaron se nuk do të ketë më kufizim të

 

Në kohën kur përpjekjet për arritjen e paqes po duken të pasuksesshme dhe sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, Kancelari gjerman, Friedrich Merz (CDU) deklaroi të hënën (26.05.), se nuk do të ketë më kufizime të rrezes së veprimit për armët që dërgohen nga Gjermania në Ukrainë. "Nuk ka më kufizime në rrezen e veprimit për armët me të cilat furnizohet Ukraina, as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne, as nga amerikanët", tha Merz në Europaforum të WDR.

Rusia sulmon pa mëshirë objektiva civile dhe bombardon qytete, tha Merz. Ukraina nuk po e bën këtë dhe kjo duhet të mbetet kështu. "Por një vend që përballet me një agresor vetëm brenda territorit të vet nuk po mbrohet dot në mënyrë të mjaftueshme."

Asnjë fjalë për raketat Taurus

Në fillim të luftës pas agresionit rus, Perëndimi nuk e furnizoi Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, me qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të konfliktit. Ndërkohë, Britania e Madhe dhe Franca i kanë furnizuar Kievit raketat Storm Shadow/Scalp. Në Gjermani, debati u përqendrua kryesisht rreth raketave Taurus me një rreze veprimi prej 500 kilometrash. Në Forumin Evropian, Merz nuk e përmendi në mënyrë të qartë llojin e armës, por qeveria e re federale e ka bërë të qartë ndërkohë, se për arsye strategjike nuk do të komentojë më në detaje dërgesat e armëve në Ukrainë. Sipas informacioneve të deritanishme nuk janë dërguar raketat Taurus.

Deklaratat e Merz-it hasën në reagime të përziera në politikën gjermane. Deputetja e Partisë së Gjelbër, Agnieska Brugger, e mirëpriti atë në portalin gjerman RND si "logjike dhe të vonuar prej kohësh". Ajo kërkoi që Ukrainës t'i jepen tani edhe raketat Taurus të kërkuara nga Kievi. Kurse kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Sören Pellmann e dënoi luftën agresore të Rusisë, por ngriti shqetësimin, se "dorëzimi i armëve gjithnjë e më të rënda nuk i ka dhënë fund luftës". Fakti që tani nuk ka më kufizime për rrezen e veprimit për armët që dërgohen në Ukrainë mund të "çojë në përshkallëzim të mëtejshëm".

Reagon Kremlini

Rusia i dënoi ashpër deklaratat e kancelarit Merz. Kremlini tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi do të ishte një hap i rrezikshëm. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë "bie ndesh me përpjekjet e Moskës për të gjetur një zgjidhje politike”. Nga ana tjetër vetëm të hënën në mbrëmje (26.05.) u zhvilluan sulmet më të mëdha me dronë nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, nuk ka shenja nga pala ruse se do të braktisë kërkesat maksimale dhe do të kërkojë një kompromis.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i hodhi poshtë kritikat ruse. "Ka pasur disa kërkesa dhe mundësi që presidenti rus të ulet në tryezën e negociatave dhe ai i ka refuzuar ato”, tha politikani i CDU-së në një takim me kolegun e tij portugez Paulo Rangel në Lisbonë. "Ne gjithmonë e kemi bërë të qartë se kjo sjellje nuk do të kalojë pa pasoja", shtoi Wadephul. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën "në mënyrë që ajo të mund të mbrohet dhe të parandalojë agresorin rus të vazhdojë me sukses luftën".

DW

Video

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Astronautët e misionit Artemis II, ndërsa udhëtojnë drejt Hënës, dërguan një mesazh urimi për Pashkë për njerëzit në Tokë. Ata theksuan se festa është një moment reflektimi, shprese dhe dashurie për njëri-tjetrin. Duke parë Tokën nga hapësira, astronautët thanë se planeti duket edhe më i çmuar dhe se njerëzimi ndan të njëjtën shtëpi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme