Bota 10 September 2026, 19:09 Nga VNA

“Jam princesha jote e vogël”, oficerja e burgut i dërgonte foto intime të dënuarit për vrasje

Ndaje në Whatsapp
“Jam princesha jote e vogël”, oficerja e burgut i dërgonte

Një oficere burgu në Britani ka shmangur qelinë, pasi u përfshi në një marrëdhënie intime me një të burgosur të dënuar për vrasje.

Samantha Stowell, 23 vjeçe, nisi lidhjen me Conor Dobson gjatë kohës që punonte në burgun HMP Manchester. Dobson ishte dënuar për vrasjen e një 70-vjeçareje në një aksident automobilistik.

Gjatë marrëdhënies tremujore, dyshja shkëmbeu një numër të madh mesazhesh, fotografish dhe videosh intime. Në komunikimet e tyre, Stowell e quante veten “princesha e tij e vogël”, i shprehte dashurinë dhe shpresonte që një ditë të mund të ishin “bashkë siç duhet”.

Dobson i kishte shkruar se sytë e saj e bënin të dashurohej, ndërsa ajo i përgjigjej se ai e bënte të lumtur. I burgosuri kishte transferuar gjithashtu rreth 1,200 paund në llogarinë e oficeres përmes një personi tjetër. Paratë dyshohet se u përdorën për blerjen e dhuratave.

Marrëdhënia u zbulua pasi punonjësit e burgut gjetën një iPhone gjatë kontrollit të qelisë së Dobson. Pas arrestimit të Stowell, policia kontrolloi telefonin e saj dhe zbuloi bisedat mes tyre.

E reja pranoi akuzën për keqpërdorim të detyrës publike dhe deklaroi se kishte gabuar, duke shpjeguar se vëmendja e të burgosurit e kishte bërë të ndihej mirë pas ndarjes nga partneri.

Stowell u dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi iu pezullua për 24 muaj. Gjykatësi e konsideroi moshën e saj si rrethanë lehtësuese, por theksoi se marrëdhënia ishte “tërësisht e papërshtatshme” dhe se oficerja e dinte këtë për shkak të trajnimit të marrë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme