Bota 17 January 2025, 22:20 Nga VNA

Izraelitët dhe palestinezët, shpresë dhe drojë për marrëveshjen e armëpushimit

Ndaje në Whatsapp
Izraelitët dhe palestinezët, shpresë dhe drojë për

Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi. Tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë marrëveshjen para se ajo të hyjë në fuqi. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Jerusalem, Linda Gradstein, nëse marrëveshja miratohet, ajo hyn në fuqi të dielën me këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, duke i hapur rrugën finalizimit të parimeve në bazë të cilave do t’i jepet përfundimisht fund konfliktit.

Izraelitët po presin me padurim lirimin e 98 pengjeve – të gjallë dhe të vdekur – të cilët po mbahen nga Hamasi që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ky grup militant vrau 1,200 persona gjatë një sulmi në pjesën jugore të Izraelit.

Në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, që parashikohet të fillojë të dielën, Hamasi do të lirojë 33 pengje – gra, fëmijë dhe të moshuar, përfshirë dy shtetas amerikano-izraelitë. Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.

Por në Izrael ka edhe prej atyre që shprehen skeptik nëse Hamasi do t’u përmbahet zotimeve. Deri më tani, Hamasi ka refuzuar të japë një listë me emrat e pengjeve që janë ende të gjallë. Kushëriri i Udi Gorem, Tal Haimi, u vra gjatë luftimeve më 7 tetor dhe trupi i tij u rrëmbye dhe u dërgua në Gazë.

“Çfarë do të ndodhë nëse Hamasi thotë ‘Nuk po e gjejmë kushëririn tënd. Na falni. Nuk dimë ku është.’ Çfarë do të bëjmë ne? A do ta prishim marrëveshjen? A do ta kemi përkrahjen ndërkombëtare? Garancitë që na janë dhënë neve janë që nëse Hamasi e bën një gjë të tillë, atëherë marrëveshja merr fund”, thotë ai.

Sipas marrëveshjes, diskutimet për një armëpushim afatgjatë planifikohet të fillojnë në ditën e 16 të armëpushimit. Disa analistë izraelitë thonë se nuk ka garanci se dy palët do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

“E dimë që armëpushimet shndërrohen nga të përkohshme, në më pak të përkohshme, e më pas në më të përhershme. Ky do të ishte një skenar shumë i keq për Izraelin, për sigurinë e tij. Do të ishte edhe më i keq për banorët e Gazës ngaqë do t’i linte në një situatë të ndërmjetme, me Hamasin që vazhdon të qeverisë dhe ende mban kontrollin, por Hamasi është shumë i dobësuar për të bërë diçka të dobishme në Gazë”, thotë ish zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.

Palestinezët në Gazë shprehen të gëzuar për fundin e sulmeve izraelite, që sipas Hamasit, shkaktuan vdekjen e 46,000 personave dhe shkatërrime të shumta në këtë territor.

“Jam shumë i gëzuar, por njëkohësisht, ndjej një pikëllim të thellë. Po kthehemi në shtëpitë tona, por i kemi humbur mbesat dhe nipat, baballarët, vëllezërit, kushërinjtë, fqinjët dhe shtëpitë tona”, thotë Fadi Naeem, banor i Gazës.

Armëpushimi nënkupton gjithashtu një shtim të madh të ndihmave humanitare që do të futen në Gazë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin thotë se 80,000 tonë ushqime janë gati të futen në Gazë.

Ndërkohë, palestinezët thonë se sulmet e Izraelit në Gazë po vazhdojnë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, thotë se të paktën 80 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e mërkura.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme