Sociale 15 September 2026, 12:48 Nga VNA

IFAD: Remitancat janë dyfishuar në një dekadë, Shqipëria me rritjen e dytë më të lartë në Rajon

Ndaje në Whatsapp

okkkk.jpg

Remitancat në ekonominë shqiptare pothuajse janë dyfishuar në dekadën e fundit.

Sipas një raporti të IFAD (Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor), në periudhën 2016-2025 remitancat në Shqipëri, të shprehura në dollarë amerikanë (USD), janë rritur me 96%.

Kjo është shkalla e dytë më e lartë e rritjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas Serbisë.

Në Serbi, rritja për të njëjtën periudhë ka qenë në masën 105%. Ndjek Bosnje-Hercegovina me një rritje prej 89%, Mali i Zi me një rritje prej 87%, ndërsa Maqedonia e Veriut është larg rritjes së pjesës tjetër të rajonit, me 48% në harkun e një dekade.

Sipas shifrave të IFAD, për vitin 2025 vlera totale e remitancave në Shqipëri arriti në 2.56 miliardë USD. Me këtë shifër, Shqipëria renditet treta në rajon, pas Serbisë, me 6.56 miliardë USD dhe Bosnje-Hercegovinës, me 3.49 miliardë USD.

Ndjekin Mali i Zi, me 897 milionë USD dhe Maqedonia e Veriut, me 468 milionë USD.

Në përgjithësi, studimet krahasuese përfshijnë te remitancat edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit.

Vendi ynë vlerësohet se ka një peshë të konsiderueshme të remitancave në ekonomi, me 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por është mbrapa Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, që e kanë këtë raport përkatësisht në nivelet 11% dhe 10%. Shqipëria është para Serbisë, ku remitancat zënë 7% të PBB-së dhe Maqedonisë së Veriut, ku ato përbëjnë 2%.

Shqipëria gjithashtu ndodhet në mesin e renditjes edhe për peshën e remitancave ndaj totalit të eksporteve në ekonomi. Remitancat në Shqipëri përbëjnë 23% të eksporteve, duke u renditur pas Bosnje-Hercegovinës, me 26% dhe Malit të Zi, me 24%.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitancat në Shqipëri po vijojnë të rriten edhe këtë vitit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, emigrantët dërguan në Shqipëri 621 milionë euro, 16.7 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifratb e këtij viti shënuan njëkohësisht një rekord të ri historik.

Rritja më e lartë u shënua në tremujorin e dytë, me prurjet që arritën në 347 milionë euro, me zgjerim 24% në raport me të njjëtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit, remitancat ngelen një burim shumë i rëndësishëm i financimit të ekonomive të vendeve të Ballkanit Përëndimor. Rritja e remitancave po mbështetet në emigrimin e vazhdueshëm prej këtyre vendeve, kryesisht drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Kërkesat në rritje nga tregu europian i punës po thithin vazhdimisht profesionistë nga këto vende, sidomos mes të rinjve. Kjo sjell si efekt afatshkurtër pozitiv një rritje të remitancave, por në afat të gjatë emigracioni i të rinjve po kthehet gradualisht në një problem për ekonominë e këtyre vendeve./Monitor.al/

taaagvgbb.jpg

Video

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme