Bota 17 January 2025, 20:49 Nga VNA

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA

Ndaje në Whatsapp
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të

Republikani James David Vance, vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ekonomike një qytet industrial të shtetit Ohajo. Më pas ai ndoqi studimet në një nga universitetet më të mira të vendit dhe tashmë merr detyrën e nënpresidentit, si një prej tre njerëzve më të rinj në moshë që kanë mbajtur këtë post në historinë amerikane.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, i hedh një vështrim prejardhjes së tij. Pak minuta pasi u zgjodh nënpresident i Shteteve të Bashkuara, JD Vance deklaroi se:

“Pas rikthimit më madhështor politik në historinë amerikane, ne do të udhëheqim rikthimin më të madh ekonomik në histori, nën drejtimin e Donald Trump-it”.

Skena kombëtare në të cilën ai është ngjitur, është larg prej rrugicave të pjesës qendrore të Amerikës. Qyteti Jackson në Kentucky, nuk është vendi ku lindi zoti Vance. Por ai e quan atë vendin e tij.

“Kur i propozova bashkëshortes time, i thashë: ‘E dashur, vij me një borxh prej 120 mijë dollarësh nga studimet juridike dhe një parcelë të rezervuar në një varrezë në lindje të shtetit Kentucky”, tha zoti Vance gjatë kandidimit në zgjedhje.

Gjyshen e zotit Vance e thërrisnin ‘Nëna’.

“Vinte gjithnjë këtu me gjyshen. Ajo e sillte në mal, që ai të shihte se si ishte jeta dhe ishte e dukshme që atij i pëlqente”, thotë John Hollan, sherifi i kontesë Breathitt, Kentucky.

Ai lindi në Middletown, të Ohajos dhe u rrit më shumë nga gjyshja e rreptë, që ngrinte zërin shpesh dhe mbante në shtëpi 19 armë të mbushura.

Duke mbajtur mbiemrin e njerkut të tij, JD Hamel fitoi zgjedhjet e tij të para. Për rastësi ai ishte dhe nënpresident i klasës së tij në shkollën e mesme në Middletown. Ai shërbeu si marins dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Më pas, ai vazhdoi studimet në Universitetin Yale, ku u njoh me studenten Usha Chilukuri – bashkëshorten e tij të ardhshme.

Zoti Vance u bë i njohur në nivel kombëtar për shkak të librit të tij të suksesshëm të vitit 2016 për klasën punëtore të Amerikës, që më pas u shndërrua edhe në film me titullin “Hillbilly Elegy”. Në film, aktorja Glenn Close luan rolin e gjyshes së tij të rreptë “Je ti që duhet të vendosësh nëse dëshiron të bëhesh dikush apo jo?”, i thotë ajo në film.

Me mbështetjen e ish-Presidentit Donald Trump, djaloshi nga Ohajo që dashuron shtetin Kentaki u zgjodh senator i shtetit të Ohajos. Dhe vetëm dy vite më vonë u njoftua se zoti Trump e përzgjodhi për të kandiduar për nënpresident të Shteteve të Bashkuara. Zoti Vance pati megjithatë një fillim të vështirë, pasi e kishte quajtur në të kaluarën zotin Trump “moskokëçarës’ dhe pati deklaruar se “nuk do të bëhej kurrë mbështetës i tij”.

Më pas, ndërsa kandidonte për nënpresident, politikat e zotit Vance reflektonin ato të zotit Trump. Dhe ai dha këtë përgjigje kur u pyet nëse “ish-presidenti i kishte humbur zgjedhjet e 2020-ës?”:

“Jo, mendoj se ka probleme serioze me 2020-ën. Pra, duke iu pergjigjur pyetjes a i humbi Donald Trump-i zgjedhjet? Jo, do te thosha une”.

Zoti Vance ka përqasje të ashpër në lidhje me Kinën dhe Azinë Lindore, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe……i pyetur për konfliktin Izrael-Hamas tha se:

“Kamala Harris, nga njëra anë thotë se shqetësohet vërtet për viktimat në radhët e civilëve. E megjithatë, ajo refuzon t’i japë Izraelit armët që i mundësojnë të minimizojë viktimat civile”. Në moshën 40-vjeçare, zoti Vance do të jetë nënpresidenti i tretë më i ri në historinë amerikane./VOA

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme