Një incident i rrezikshëm është shmangur në Bregun Perëndimor, pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj një objekti fluturues që fillimisht u dyshua si dron, por që më pas rezultoi të ishte avion civil.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë zonës së Beit El, ku banorët njoftuan ushtrinë pas dyshimeve për mjete fluturuese në lartësi të ulët. Një njësi ushtarake ndërhyri në terren dhe hapi zjarr duke besuar se kishte identifikuar një dron të armatosur, por pa e goditur objektivin.
Më vonë u sqarua se bëhej fjalë për avionë civilë që po i afroheshin aeroportit “Ben Gurion”, të cilët kishin devijuar lehtë itinerarin dhe po fluturonin mbi zonën në fjalë. Rasti ka ngritur shqetësime për identifikimin e gabuar të objektivave në një zonë me tensione të larta.






















