Bota 29 May 2026, 11:06 Nga VNA

Britania do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të verifikuar moshën e emigrantëve/ Qeveria: Do të zbulojmë mashtrimet

Ndaje në Whatsapp
Britania do të përdorë Inteligjencën Artificiale për

Britania e Madhe do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të kontrolluar emigrantët dhe ata që shtiren si të mitur duke filluar nga viti i ardhshëm.

Mjeti i AI-së do të vlerësojë moshën e një personi duke analizuar fotografitë e tij të bëra në kufi, raporton BBC.


Megjithatë, Human Rights Ëatch i ka kërkuar qeverisë britanike që të anulojë skemën, duke e përshkruar atë si “teknologji të paprovuar” që do të minojë mbrojtjet që u takojnë fëmijëve të cenueshëm.

Vendimi për të përdorur softuerin vjen pas viteve të tëra me nivele të larta të njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe kërkojnë azil në kufi. Një total prej 111,084 personash kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit që përfundoi në qershor 2025, 14% më shumë se një vit më parë.

Në vitin e kaluar, më shumë se 6,400 migrantë që pretendonin se ishin fëmijë u vlerësuan për moshën në kufi, ndërkohë që 43% të tyre që rezultuan të ishin të rritur, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

“Kjo është arsyeja pse po përdorim teknologjinë e inteligjencës artificiale për t’i dhënë fund kësaj, duke siguruar që ata që manipulojnë sistemin të identifikohen, të ndalohen dhe të largohen pa vonesë, dhe ata që meritojnë mbështetje dhe mbrojtje ta marrin atë”, tha ministri për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme