Bota 29 May 2026, 16:36 Nga VNA

850 milionë dollarë në kriptomonedha, zbulohet rrjeti sekret iranian që dyshohet se financonte Gardën Revolucionare

Ndaje në Whatsapp
850 milionë dollarë në kriptomonedha, zbulohet rrjeti sekret

Biznesmeni iranian Babak Zanjani, i njohur për përfshirjen në shmangien e sanksioneve ndërkombëtare dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti financiar të kriptomonedhave që përdorej për financimin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe anashkalimin e kufizimeve perëndimore.


Sipas një raporti të publikuar nga The Wall Street Journal, që bazohet në dokumente të brendshme të Binance, analiza blockchain dhe informacione nga agjenci ligjzbatuese, një llogari e vetme ka realizuar transaksione me vlerë rreth 850 milionë dollarë në kriptomonedha gjatë dy viteve të fundit.


Hetimet tregojnë se kjo llogari ka qenë aktive për më shumë se një vit dhe është përdorur për depozitimin dhe transferimin e shumave të mëdha financiare. Dyshohet se afro gjysma e këtyre fondeve, rreth 425 milionë dollarë, lidhej me aktivitete ushtarake iraniane.


Sipas raportimeve, rrjeti i lidhur me Zanjanin përfshinte familjarë, partnerë biznesi dhe drejtues kompanish, të cilët përdornin pajisje të përbashkëta për akses në llogari. Transaksionet thuhet se kryheshin përmes kompanisë Zedcex, ku të ardhurat nga shitja e naftës iraniane kalonin fillimisht në banka turke dhe më pas në degën e kompanisë në Dubai.


Fondet transferoheshin më tej në platforma të tjera kriptomonedhash, përfshirë Nobitex, ku konvertoheshin në rialë iranianë.


Raporti ngre dyshime edhe ndaj Binance, pasi sipas dokumenteve të cituara, platforma kishte marrë paralajmërime të brendshme për shkelje të mundshme, por transaksionet vazhduan. Në dosje përmenden gjithashtu lidhje direkte me Iranin dhe hyrje në llogari nga Teherani.


Po sipas të njëjtave burime, Banka Qendrore e Iranit ka transferuar rreth 107 milionë dollarë përmes Binance gjatë vitit 2025, ndërsa transaksionet direkte mes subjekteve iraniane dhe platformës arritën në rreth 260 milionë dollarë gjatë viteve 2024-2025.


Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao, ishte shpallur fajtor në vitin 2023 për shkelje të rregullave kundër pastrimit të parave dhe vuajti katër muaj burg. Raporti përmend gjithashtu lidhjet e Binance me World Liberty Financial, biznesi i kriptomonedhave i lidhur me familjen Trump, i cili sipas raportimeve ka gjeneruar mbi 1.2 miliardë dollarë që prej vitit 2024.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme