Politika 13 November 2024, 11:43 Nga VNA

Ish-ministri Ilir Beqja sërish përpara Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi

Ndaje në Whatsapp
Ish-ministri Ilir Beqja sërish përpara Komisionit Hetimor për

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, është paraqitur sot në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi. Seanca e djeshme, e cila zgjati për rreth 7 orë e gjysmë, u mbyll pa dëshminë e tij, pavarësisht pranishmërisë së Beqajt gjatë gjithë kohës në ambientet e Kuvendit.

Mbledhja e komisionit për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” po vijon, teksa pritet që ish-ministri të japë dëshminë e tij, përpara afatit të fundit që është dita e nesërme. Ditën e djeshme, debati mes opozitës dhe mazhorancës bllokoi përparimin e komisionit. Shkak për përplasjet u bë kërkesa e Beqajt për të dhënë dëshminë e tij të shoqëruar me një prezantim vizual, gjë që u refuzua nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, dhe anëtarët e opozitës, duke argumentuar se kjo nuk lejohet. Nga ana tjetër, mazhoranca deklaroi se prezantimi nuk do të pengonte procesin.

Beqja pritet të sqarojë dy koncesionet kryesore që kanë ngritur shqetësime: atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ish-ministri është gjithashtu nën hetim nga SPAK lidhur me këto çështje, përfshirë akuzat për abuzim me fondet publike. Të hënën, biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi për 5 orë në komision, ndërsa ishte nën masa sigurie me pranga, dhe mohoi lidhjet personale me Beqajn dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme