Politika 26 October 2024, 18:57 Nga VNA

Ilir Meta del nga observimi, dërgohet në një qeli më vete në "313"-ën. Kërkon palestër, refuzon ushqimin e burgut

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta del nga observimi, dërgohet në një qeli më vete

Ilir Meta është nxjerrë nga qelia e observimit dhe është dërguar në sektorin e paraburgimit 313 në Tiranë. Ai ndodhet në një qeli të veçuar dhe në të njëjtin sektor janë vendosur ish-zyrtarë të lartë apo ish-oficerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjatë katër ditëve të qëndrimit në "313", Meta ka kërkuar vetëm një palestër ku të bëjë stërvitje. Në ajrim, ish-presidenti ka dalë i vetëm. Sa i përket ushqimit, ai ka pranuar vetëm atë të dërguar nga i biri. Gjatë këtyre ditëve, takime i janë lejuar vetëm me avokatin e tij, Genci Gjokutaj. Ish-presidenti është nën arrest pasi dyshohet për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme