Histori të harruara 8 Gusht 2025, 21:01 Nga VNA

Letra e panjohur e Kasem Trebeshinës më 19 qershor 1975 për KM Mehmet Shehun

Ndaje në Whatsapp

Letra e panjohur e Kasem Trebeshinës më 19 qershor 1975 për KM

Kasem Trebeshina, për dekada një nga shkrimtarët më të margjinalizuar të jetës letrare shqiptare, i konsideruar si desidenti i vetëm i Shqipërisë komuniste, i drejton njërit nga njerëzit më të fuqishëm të regjimit, Mehmet Shehut, letrën e tij për shkurtimin e padrejtë nga puna si përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Në të, Trebeshina denoncon gjendjen në Shtëpinë Botuese dhe përjashtimin e tij si përkthyes për motive politike. Më pas, ai shtjellon reflektimin e tij mbi letërsinë shqipe dhe raportet me institucionet letrare, ku kritikon drejtuesit e tyre, si Dhimitër Shuteriqi dhe madje Ismail Kadare, të cilët i akuzon si “vogëlushë modernistë” të letërsisë shqipe.

Në letër, Trebeshina nuk kërkon thjesht rikthim në punë, por kërkon njohje dhe respekt për vlerën e tij si shkrimtar dhe përkthyes.

Teksti:

 

Letra e Kasëm Trebeshinës për Mehmet Shehun, 19.6.1975

 

Shokut Mehmet Shehu,

Kryetar i Këshillit të Ministrave të RPSH,

Tiranë

 

Pas vitit 1953 nuk kam pasur asnjëherë ndërmend t’ju shqetësoj më ndonjë letër dhe çdo herë që kam ndërmarrë një gjë të tillë ë kam bërë shtytur nga rrethanat shumë të vështira për mua. Edhe këtë herë vështirësia shumë e madhe më shtrëngon t‘ju drejtohem.

Në muajin maj të këtij viti në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” u komunikuan nga pushteti dhe partia shkurtimet dhe qarkullimet. Pas komunikimit u kërkua se mos kishte ndonjëri gjë për të thënë dhe asnjëri nga të caktuarit nuk u dëgjua të ankohej. E quaj të tepërt t’ju them se në atë listë unë nuk isha. Por më tepër se një muaj më vonë, më 16.6.1975, pa pritur dhe papritur, drejtori i Shtëpisë Botuese më thërret në zyrën e tij dhe më komunikon në mënyrën më të çuditshme dhe të tërthortë se isha shkurtuar, por se pa mbledhur kolektivin, do të më mbanin në ndërmarrje si korrektori letrar, se nuk mund të më mbanin si përkthyes nga që nuk shkonte firma ime, nga që do të mbanin një tjetër më të vjetër (dhe, siç mësova të nesërmen nga Donika Omari, ai i vjetri që donin të mbanin ishte Petro Zheji i shkurtuar). Më tha edhe gjëra të tjera më të pakuptueshme se këto.

 

Po nis me radhë:

                1.            Jam dërguar në Shtëpinë Botuese si përkthyes më shumë se një vit më parë për të përkthyer dhe jo për të marrë rrogën kot. E kam kryer punën më nder dhe nuk e kuptoj pse të shtrohet tashmë çështja e firmës, kur jam dërguar nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë dhe edhe vlerësuar e zgjedhur që më parë për atë punë.

                2.            Bedel për Petro Zhejin ose për ndonjë tjetër nuk kam ndërmend të shkoj, se nuk jemi në kohën e Sulltan Hamitit kur shkonin bedelë radifë dhe nizamë në Irak ose Garptarabulluz.

                3.            Politika e kuadrit nuk mund të varet nga dëshirat e Donika Omarit ose të Thanas Lecit.

                4.            Nuk mund të shkurtohet një njeri që realizon më nder planin e shtetit, që nxjerr punë më cilësi të lartë dhe të mbahen ata që i kanë bërë përkthimet mjet për të kënaqur miqtë dhe të afërmit duke i paguar më të hollat e shtetit, nën justifikimin se duan të shtojnë radhët e përkthyesve.

Për këtë le të krijohet një komision, le të kërkohet lista e gjithë përkthyesve të jashtëm, le të hetohet rreth cilësisë së përkthimeve, si janë redaktuar ato nga përkthyesit e brendshëm në mënyrë jo të drejtë, pse janë përkthyer parathëniet nga kritikë sovjetikë, për ç’qëllime janë përdorur, pse njerëzit nuk e kanë kryer normën dhe kanë marrë shpërblime për punë jashtë orarit mbi rrogën e tyre. Këtë po deshët mund ta bëni.

 

Tashmë po kaloj tek problemi tjetër, tek ai i firmës sime.

 

Para së gjithash firma ime nuk është e re në letrat dhe njihet që prej shumë kohësh, më parë se të shkoja në ndërmarrjen e botimeve, dhe njihet si një firmë shumë serioze, që nuk ka punuar dhe nuk do të punojë kurrë për të rjepur arkën e shtetit. Kur u dërgova si përkthyes në ndërmarrjen e botimeve, shokët e patën parasysh vlerën time si një shkrimtar më përvojë dhe qëndrimi denigrues i udhëheqjes së ndërmarrjes për një kohë të gjatë nuk ishte më vend. Sigurisht që ata shpresonin që unë të nxirrja punë më cilësi të dobët dhe, kur e panë se për çështje pune nuk mund të kapeshin më mua, dolën në shteg tjetër, për të më likuiduar politikisht. Çështja e firmës sime duhej të ishte zgjidhur që në fillim dhe jo të dalë tashti.

 

Dyshoj se shkak për një gjë të tillë është bërë ftohtësia ime ndaj letërsisë shqipe. Qëndrimi im lidhur më letërsinë shqipe nuk mund të ndryshojë se ka të bëjë më disa probleme shumë të rëndësishme parimore.

Më 1953 kam dërguar në udhëheqje një relacion më dhjetëra faqe ku analizoja shumë çështje të letërsisë dhe të shoqërisë. Duke qenë se kanë kaluar njëzet e dy vjetë dhe rasti po më paraqitet, po i kujtoj edhe njëherë disa nga gjërat parimore që shtroja.

                1.            Në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve në atë kohë erdhi Dh. S. Shuteriqi. Rruga nëpër të cilën erdhi dihet, por unë po e kujtoj: në komplot më Mark Ndojën dhe Gjovalin Lukën minuan Shefqet Musarain dhe i zunë vendin. Dh. S. Shuteriqi u kishte premtuar shokëve të tij se, kur të vinte në fuqi, do të shtronte çështjen e Fishtës. Kam dëgjuar më veshët e mi kur Mark Ndoja i thoshte “tradhtar” dhe ika nga zyra se nuk doja t’i dëgjoja.

                2.            Në vitin 1960 në Lidhjen e Shkrimtarëve u krijua një atmosferë e ndyrë duke u ndarë në të rinj dhe të vjetër. Miqve më të afërt ua thashë hapur se kjo nuk ishte e drejtë. Dhe nuk mund të ishte. Në emër të një modernizmi prej “snobësh” vogëlushët tanë të modernizmit po sulmonin traditën e letërsisë shqipe. Në emër të modernizmit edhe sot e kësaj dite, në bisedat intime, vogëlushët e modernizmit e quajnë “arkaike” çdo gjë të shëndoshë të letërsisë shqipe më frymë të shëndoshë popullore. Çdo gjë e shkruar mirë për ta është konservatore.

Dhe pikërisht në vitin 1961 kemi manifestin e shkollës moderniste (Manifestin e dytë, se të parin e kishte bërë që në vitet tridhjetë Dh. S. Shuteriqi më librin “Kangë”): “Shekulli im” i I. Kadaresë. Në të është: “dielli që mbërthehet në abazhur”, “ajo që nuk duhet ta ngrejë televizorin për të mos dështuar kopilin”, “virgjëria nuk kërkohet më”, “aeroplanët zbresin në pizhamë”, “dashuria bredh nëpër stacionet e trenave”… e tjerë. Po qe se këto janë gjëra të mira dhe pëlqehen, atëherë le t’u lejohen edhe atyre të tjerëve që mund të kenë ne qejf të shkruajnë kështu. Megjithatë unë nuk po shkoj më gjatë, se këto gjëra mund t’i analizojë kritiku i stërvitur më këtë punë.

 

Këtu dua të dal tek diçka tjetër, prandaj po kthehem prapë në histori.

Me sa di unë, data nuk është shumë e sigurt, Sterjo Spasseja e ka shkruar romanin e tij “Ata nuk ishin vetëm” shumë kohë përpara se të botonte Dh. S. Shuteriqi romanin e tij “Çlirimtarët”. Spasseja ndoshta nuk ka qenë përpjekur ta botonte, por më mua puna qëndron ndryshe. Romanin tim “Të rinj të kohës sonë” e kam shkruar në vitin 1948 dhe u përpoqa ta botoj… Në vitin 1951 kisha gati tetëqind faqe (dy vëllimet e para të “Këngës Shqiptare”) dhe isha gati t’i botoja!… Por duhej të prisnim që të shkruante patjetër Dh. S. Shuteriqi “Çlirimtarët” në vitin 1942 që të hapej rruga e romanit tonë të ri… Në këtë rast titulli i shkrimtarit u dha si “ofiq”. Të më falni: që këtej buron burokracia dhe të burokratizuarit. E di që fola shumë rëndë, por fola si një ushtar i vjetër dhe i fola një ushtari akoma më të vjetër, që nuk shkoi më kot gjer në Spanjë!

Kështu, siç thashë më sipër, shkrimtarët filluan të ngrihen në mënyrë burokratike dhe kulmi arriti në të ashtuquajturit “vite gjashtëdhjetë”. “Favoritizmi” dhe sistemi “preferencial” u bënë jetë. Ky nuk mund të kritikohet, ai nuk mund të kritikohet!… Naim Frashëri është arkaik… Dhe kështu për të gjithë! Vetëm kur “aeroplanët ulen nëpër pistat e pizhamave”, vetëm kur figura dhe kompozicioni ngatërrohen, vetëm kur imiton Xhon Dos Pasosin dhe ndonjë tjetër tjetër ka letërsi… Jo shokë! Ka letërsi, dhe letërsi të madhe bile kur zhvillon traditat më të mira të klasikëve!… Por në letërsinë shqipe triumfoi snobizmi dhe në kushte të tilla, nuk është ndarë përfundimisht shapi nga sheqeri, nuk hedh asnjë hap në drejtim të letërsisë shqipe. Mos kritikoni se na preket poeti… qysh!… U prekërke!… Po tjetri që internohet se vetëm do të rrijë më ndjenjë kur nuk e pranojnë në shoqëri!… Po tjetri që fyhet rëndë pa të drejtë!… A nuk e kanë dhe poetë të tjerë një ndjeshmëri po aq të madhe?!… Prandaj po qe se nga unë është pritur një hap drejt letërsisë, nuk ka qenë e drejtë. Përgjersa manifesti i modernizmit, që ka fyer të gjithë letërsinë shqipe, nuk mund të kritikohen, për mua nuk ka vënë në letërsi… dhe mos të pritet asnjë hap. Patenta e gjenialitetit nuk mund të shpërndahet në këtë mënyrë. Fundja, unë kështu mendoj: qofsha i gabuar.

 

Tashti po vij tek fundi. Dua dhe unë të ha një copë bukë si përkthyes shumë i kualifikuar që jam. Nuk jam shkurtuar, prandaj nuk kanë pse dëgjohen këto këmborë. Firma ime është më dinjitet dhe nuk ka pse të merret nëpër gojë. Megjithatë, po qe se nuk doni të ma jepni këtë mundësi, mos më jepni dhe harromëni përfundimisht, se unë nuk jam më.

 

Mbetem më shpresën e përgjigjes suaj,

Me respekt:

(Kasëm Trebeshina)

Tiranë, 19.6.1975.

Adresa: Kasëm Trebeshina, Rr. N. Tupe, P.6, Shk.2, Ap.9, Tiran

Letra e panjohur e Kasem Trebeshinës më 19 qershor 1975 për KM

Letra e panjohur e Kasem Trebeshinës më 19 qershor 1975 për KM

Letra e panjohur e Kasem Trebeshinës më 19 qershor 1975 për KM

Letra e panjohur e Kasem Trebeshinës më 19 qershor 1975 për KM

Letra e panjohur e Kasem Trebeshinës më 19 qershor 1975 për KM

Lexo gjithashtu

Video

Për të denoncuar farsën zgjedhore , Sali Berisha ka paralajmëruar sot se PD do të botojë sërish një libër për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky është libri i dytë i zi i zgjedhjeve pas atij të zgjedhjeve lokale të vitit 2023

? Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve – paralajmëron goditje të re ndaj ndërtimeve pa leje! Pas tre javësh pushime, Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kryeministri, ku ka zhvilluar takime me ministra dhe deputetë socialistë. Ndërkohë, pritet prezantimi i kabinetit të ri dhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare së PS. Por paralel me lëvizjet politike, Rama ka publikuar pamje nga prishjet me fadromë në Kepin e Rodonit, duke theksuar se aksioni kundër ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet për këtë paralajmëron masa të reja. ? Lind pyetja: Kush i lejoi këto ndërtime, që sot Rama detyrohet t’i shembë me fadromë?" https://www.vna.al/politika/pas-pushimeve-rama-rikthehet-ne-zyre-ndertimet-pa-leje-kercenon-me-fadr-i13626

?Pamje dramatike. Ushtria izraelite sulmon Spitalin Nasser në jug të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve fillestare, të paktën 15 palestinezë mbetën të vrarë, në mesin e të cilëve edhe gazetarë.

Rrugët e Londrës Perëndimore u mbushën me ngjyra dhe muzikë për ditën e parë të Notting Hill Carnival, festivali më i madh rrugor në Evropë. Muzikantë dhe kërcimtarë me kostume të shndritshme morën pjesë në paradë, duke sjellë një atmosferë feste dhe shumë argëtim. Dita nisi me J’ouvert, një traditë që fillon në orën 06:00 të mëngjesit dhe shënon hapjen e festimeve gjatë fundjavës së Bank Holiday. Rrugët u mbushën me bojë dhe pluhur ngjyrash, ndërsa tingujt e daulles dhe instrumenteve të ndryshme muzikore ndiqnin paradën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme