Histori të harruara 30 Korrik 2025, 17:40 Nga VNA

“Mirësevini në Shqipërinë komuniste! Ndalohet hyrja me flokë të gjata”

Ndaje në Whatsapp
“Mirësevini në Shqipërinë komuniste! Ndalohet hyrja me
Foto arkive

Në një dokument arkivor të datës 7 maj 1973, dërguar Komitetit Qendror të PPSH zbulohen episode incidentesh mbi mënyrën sesi regjimi komunist shqiptar kuptonte dhe zbatonte konceptin e “moralit socialist” ndaj të huajve që vinin për vizita zyrtare. Dokumenti flet për disa incidente në aeroportin e Rinasit me delegatë të huaj të ftuar për festimet e 1 Majit, ku, më shumë se protokolli diplomatik, vihej në zbatim një rend moral me karakter ideologjik.

Çfarë ndodh kur një sistem politik vendos të kontrollojë trupin dhe paraqitjen si pjesë të moralit publik? Ç’ndodh kur ky moral bëhet pasaportë për të kaluar kufirin?

Dokumentat arkivore nuk zbulojnë vetëm të shkuarën, por edhe mënyrën sesi regjimi komunist imagjinonte rendin ideologjik në trupin e të huajve që vizitonin Shqipërinë. Koncepti i “pamjes së padëshirueshme”, “normave morale” dhe ideja se paraqitja fizike përbënte një rrezik për rendin socialist, e transformonin estetikën personale në çështje politike.

Një rast i veçantë përmend një delegat britanik me flokë të gjata, të cilit iu ndalua hyrja në aeroport përpara se të shprehte gatishmërinë të qethej. Ai priti për 30 minuta në pistë derisa të vendosej nëse paraqitja e tij ishte e pranueshme për normat morale të vendit.

Një incident tjetër, edhe më domethënës, ndodhi me ambasadorin e Nepalit, i cili u përball me një sjellje që e çoi në shpërthim emocional, duke ofenduar zyrtarët shqiptarë dhe paralajmëruar hakmarrje diplomatike: "Njerëz të shëmtuar, të mallkuar. Do të drejtoj në të protestë pranë qeverisë suaj. Këtë trajtim që më bëtë mua këtu do t'ja bëj edhe unë ambasadorit tuaj kur të vijë në Nepal."

Teksti:

KOMITETIT QENDROR TË P.P.SH.

(Sektorit të Jashtëm)

Tiranë, 7.5.1973

Ditët e fundit në aeroportin e Rinasit kanë ndodhur disa veprime të papëlqyera që kanë lidhje vetëm me mënyrën e zbatimit të disa rregullave, të cilat janë plotësisht të drejta.

Më datën 26 prill 1973, midis delegacionëve të huaja sindikale që mbrritën në vendin tonë të ftuar nga Bashkimet Profesionale të Shqipërisë me rastin e 1 Majit, ishte edhe delegacioni nga Anglia. Ai kishte flokë të gjata dhe për këto iu kërkua nga komandanti i pikës kufitare që të mos hynte në aeroport. Miku nga Anglia nuk kishte kundërshtim për qethjen e flokëve, por për të sqaruar në se do të lejohej të hynte në aeroport, në qëndjen që ishte, u deshën rreth 30 minuta, kohë gjatë së cilës miku priti në pistën e aeroportit.

E njëjta gjë ndodhi edhe me sportistët që vinin me të njëjtin avion nga Rumania.

Me të drejtë kërkohet që të huajt me paraqitje të pa desherueshme, të mos hyjnë në vëndin tonë. Lidhur me këtë problem mendojmë se mund të shihet mënyra e zgjidhjes. Sigurisht puna fillestare do të ishte momenti kur të huajt marrin vizë në përfaqësitë tona jashtë, të cilat me përgjegjësi mund t'ua bëjnë të njohur këtë rregull. Në rast me megjithatë mund të ketë shkelje të këtij rregulli, atëherë me mbritjen e tyre në aeroport, organet kopetente t'u bëjnë atyre të njohur me kujdes e takt normat morale duke kërkuar edhe zbatimin e tyre. Në të njëjtën kohë mendojmë se duhen marrë edhe masa për të krijuar edhe kushte të nevojshme që të huajt të korigjonin paraqitjen e tyre në aeroport.

Po atë ditë në aeroport ndodhi edhe një incident shumë i pa pëlqyer me ambasadorin e Nepalit. Nuk dimë hollësira se si ndodhi, por mendojmë se me më shumë kujdes e takt, jo vetëm që mund të evitohej, por të paktën të mos trashej qëndrimi prej arogantit i ambasadorit nepalez.

Ai foli në mënyrë të rëndë e me zë të lartë: "Njerëz të shëmtuar, të mallkuar. Do të drejtoj në të protestë pranë qeverisë suaj. Këtë trajtim që më bëtë mua këtu do t'ja bëj edhe unë ambasadorit tuaj kur të vijë në Nepal, etj."

 Më 28 prill mbriti në vendin tonë përfaqësuesi i Bashkimit Sindikal Panafrikan, i ftuar nga BPSH për 1 Majin. Duke qënë se nuk kishte siguruar vizën e hyrjes në vendin tonë, nuk u lejua nga pika kufitare të hynte në aeroport. Për deri sa u dha urdhër ai qëndroi në pistë, bile u shkel edhe orari i nisjes së avionit.

Raste të tilla kanë qënë shumë të ralla sepse nga ana e jonë kerkohet me këmbëngulje nga qendrat sindikale që vizat të sigurohen para hyrjes në vendin tonë, në përfaqesitë e Romës, Parisit, Budapestit ose Beogradit. Rastet që kanë ndodhur janë si rezultat i perpjekjeve të miqve për të kaluar tranzit brenda disa orëve në qytetet evropiane që përmendën më sipër. Veç kësaj ata nisen edhe nga praktika e tyre që lëshojnë viza hyrjeje edhe nëpër aeroporte dhe nuk i japin shumë rëndësi kërkesës sonë të përsëritur.

Pajisja e miqve me vizë nga përfaqesitë tona është një kërkesë që mendojmë se nuk duhet bërë lëshimë, por për rastet e veçanta që paraqiten, mund të gjendet një mënyrë zgjidhje që të mos krijojë pakënaqësi tek miqtë. Ne kemi qënë gjithënjë gati të vemë organet përkatese në dijeni në kohën e duhur për personat që kemi ftuar.

Lidhur me punonjësit e pikës kufitare dhe në përgjithësi të aeroportit të Rinasit mendojmë se ka vënd për ndonjë vërejtje kryesisht lidhur me zbatimin të rregullave.

“Mirësevini në Shqipërinë komuniste! Ndalohet hyrja me

“Mirësevini në Shqipërinë komuniste! Ndalohet hyrja me

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme