Histori të harruara 31 July 2025, 18:06 Nga VNA

Kur Partia Komuniste shtypte materiale propagandistike kundër Fidel Kastros

Ndaje në Whatsapp
Kur Partia Komuniste shtypte materiale propagandistike kundër Fidel Kastros
Fidel Castro dhe Enver Hoxha

Në një letër drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1969, Ramiz Alia kërkonte miratimin për të shtypur dhe shpërndarë në mënyrë konfidenciale, pa shënuar vendin e botimit, një material propagandistik kundër Fidel Kastros.

Kjo nismë u zhvillua në një moment të acaruar të marrëdhënieve shqiptaro-kubane, pas kritikave të Kastros ndaj Partisë Komuniste të Kinës dhe përshkallëzimit të tensioneve ideologjike mes Tiranës dhe Havanës. Në të njëjtën kohë, përplasjet midis Partisë Komuniste të Bolivisë dhe regjimit kuban shërbyen si pikë takimi për interesat shqiptare.

Shqipëria komuniste u përfshi aktivisht në mbështetjen dhe përhapjen e akuzave të bolivianëve, të cilat e paraqisnin Fidel Kastron si tradhtar të kauzës marksiste dhe përgjegjës për izolimin dhe vdekjen e Che Guevarës. Nëpërmjet botimit të një letre në 10 mijë kopje në gjuhën spanjolle, udhëheqja shqiptare kontribuoi në konsolidimin e kësaj narrative, duke synuar të delegjitimonte Kastrosin në sytë e së majtës ndërkombëtare.

Teksti:

Shoku Enver,

Shokët e Partisë Komuniste (ML) të Bolivisë kanë kërkuar:

a) Të dërgojnë në Shqipëri gjatë vitit 1969 një grup prej 7 kursantësh për pregatitje politiko-ushtarake.

b) T’u botojmë në gjuhën spanjishte (10.000 kopje) letrën që O. Zamora, sekretar i Partisë Komuniste Boliviane i drejton Kastros. Bashkëngjitur është teksti i përkthyer i letrës.

Mendoj t’ua plotësojmë dy kërkesat. Botimin e letrës mund ta bëjmë në letër të veçantë, që të mos merret vesh që është botuar në Shqipëri.

Ramiz Alia

(Shënim me dorë i Enver Hoxhës: Dakord!)

Kur Partia Komuniste shtypte materiale propagandistike kundër Fidel Kastros

Kur Partia Komuniste shtypte materiale propagandistike kundër Fidel Kastros

Kur Partia Komuniste shtypte materiale propagandistike kundër Fidel Kastros

Kur Partia Komuniste shtypte materiale propagandistike kundër Fidel Kastros

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme