Opinion 31 May 2026, 10:54 Nga VNA

“Gjella e prishur” e Arubës dhe Zvërneci

Ndaje në Whatsapp
“Gjella e prishur” e Arubës dhe Zvërneci

Nga Klodiana Lala

Për të kuptuar çfarë po ndodh në Zvërnec, me projektin ku është përfshirë Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Trump, duhet të kthehemi pas në kohë. Të shkojmë në ishullin holandez të Arubës. Aty ku në 2019 u zhvillua një “samit” mes bosëve shqiptarë të krimit, që e ndanë Shqipërinë si plaçkë. Takimi i Arubës nuk do të mbetet përjetësisht në errësirë. Autoritetet e huaja kanë një dosje që i është përcjellë Shqipërisë. Protagonisti kryesor në këtë dosje është Artur Shehu, një personazh kontrovers i krimit të organizuar që bashkon shumë fije.
Shehu ka mundur që, përmes mekanizmave kriminalë, të tjetërsojë mijëra hektarë tokë jo vetëm në Zvërnec, por përgjatë bregdetit të jugut, çështje e pahetuar deri më tani. Pasi, nëse do të kishte një hetim të plotë e të gjithanshëm, në qeli do të përfundonin zyrtarë, biznesmenë e deri edhe politikanë.
Për t’u kthyer tek Zvërneci. Në 2024 u bënë ndryshime në ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimeve të vilave dhe hoteleve luksoze.
Po të njëjtin vit, u themelua shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila zotërohet nga një zinxhir kompanish guackë nën menaxhimin e trustit holandez “Dutch Trust Management B.V.”.
Një prej kompanive në këtë zinxhir offshore, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, zotërohet nga pesë individë anonimë nga Shqipëria, emrat e të cilëve mbrohen ligjërisht pasi asnjëri nuk zotëron më shumë se 25% të aksioneve (cit. BIRN).
Këtu qëndron gjithë çelësi i kësaj historie. Kush janë 5 aksionerët shqiptarë? Kush janë 5 personat dhe kush nga bashkëpunëtorët e afërt të Ramës ka qenë në atë takim? Përgjigjja gjendet nëse hetohet takimi i Arubës. Për të gjetur të vërtetën, duhet hetuar që nga zanafilla dhe fijet që sollën këtë që po ndodh sot.
Çfarë ndodhi të shtunën në Zvërnec është e papranueshme, është kapje e shtetit dhe fytyra barbare e një qeverisjeje, e cila me gjasë ka pasur përfaqësuesin e saj në Arubë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme