Sociale 24 January 2025, 15:52 Nga VNA

Gentian Sala pritet të jetë drejtuesi i ri i AKEP

Ndaje në Whatsapp
Gentian Sala pritet të jetë drejtuesi i ri i AKEP

Gentian Sala pritet të jetë drejtuesi i ri Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Këshilli i Ministrave vendosi këtë javë t’i propozojë Kuvendit kandidaturën e tij për pozicionin vakant të anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, që do të mbajë njëkohësisht edhe pozicionin e kryetarit. Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën 2014-2019. Në vijim, prej vitit 2021, ai ka qenë në krye të Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gentian Sala është me profesion jurist dhe mban titullin e avokatit. Ai pritet të zëvendësojë në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit ka përfunduar në muajin dhjetor 2024. Ndryshimi në krye të AKEP vjen në një moment kur tregu sapo ka hyrë në gjeneratën 5G të komunikimeve celulare. Dy operatorët, Vodafone Albania dhe One Albania, morën në fund të nëntorit autorizimet e para për frekuencat e teknologjisë 5G dhe kanë filluar ofrimin e këtij shërbimi në qytetin e Tiranës. Në përputhje me kushtet e Autorizimeve Individuale, sipërmarrësit janë të detyruar që, përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030. Brenda vitit 2025, sipërmarrësit kanë detyrimin të sigurojnë mbulimin e porteve, aeroporteve dhe disa hapësirave të tjera me rëndësi social-ekonomike. Sfida e radhës për AKEP do të jetë zgjerimi i konkurrencës në tregun celular, me pritshmëri kryesisht te licencimi i mundshëm i operatorëve të rrjeteve virtuale (MVNO) Mes kushteve të tjera të përdorimit të frekuencave të teknologjisë 5G, sipërmarrësit ONE Albania dhe Vodafone Albania morën përsipër angazhimin që të negociojnë me operatorët e mundshëm MVNO aksesin në kapacitetet e tyre radio, në funksion të politikës rregullatore të AKEP-it për të nxitur konkurrencën në nivel shërbimesh. Sfidë tjetër është vendosja në përdorim të sektorit të komunikimeve elektronike e brezit 700MHz, që teknikisht mundëson një mbulim më të gjerë dhe më të lehtë të territorit me sinjal 5G. Ky brez shfrytëzohet nga operatorët radiotelevizivë dhe administrohet ende nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), megjithëse sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar në vitin 2021, duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara. Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues i AKEP përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë. Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe drejtuesi ekzekutiv i AKEP. Aplikanti që do të emërohet në pozicionin e anëtarit të këshillit drejtues të AKEP-it duhet të japë dorëheqjen nga çdo post ose funksion zyrtar e partiak, të tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që mund të ketë në shoqëri, që ushtrojnë veprimtari tregtare nën juridiksionin e AKEP-it./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme