Kronika 2026-07-24 08:11:16 Nga VNA

Vret ish-vjehrrin, merr me forcë ish-bashkëshorten dhe arratiset

Ndaje në Whatsapp
Vret ish-vjehrrin, merr me forcë ish-bashkëshorten dhe arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vidhisht të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng ish-bashkëshorten.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin në rrethana që ende nuk janë zbardhur. Pas krimit, ai ka marrë me forcë ish-gruan dhe është larguar me automjet nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe ka nisur një operacion për kapjen e autorit. Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin e automjetit dhe lirimin e gruas, e cila dyshohet se mbahet peng.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Video

Erion Veliaj paraqitet personalisht në gjykatë, në shqyrtim padia kundër Ols Dados Veliaj kërkon rrëzimin e emërimit të Ols Dados, sot seanca vendimtare në Gjykatën Administrative

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

Tensione dhe përplasje u regjistruan paraditen e së enjtes para Kuvendit, ku protestuesit u përballën me forcat e Policisë. Protestuesit hodhën vezë dhe domate ndaj efektivëve dhe tentuan të çajnë kordonin e sigurisë, ndërsa Policia ndërhyri me ujë me presion, spraj me piper dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e incidenteve, 6 punonjës policie mbetën të lënduar, disa protestues patën probleme shëndetësore dhe 5 persona u shoqëruan në Komisariat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news