Në Gjykatën Administrative do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorit të Posaçëm Ols Dado.
Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të Presidentit për emërimin e Dados si prokuror, pasi pretendon se ai nuk plotësonte kriteret për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Në këtë proces, ndryshe nga ai penal, ku po gjykohet për 13 akuza penale, Erion Veliaj zgjedh të paraqitet personalisht. Ai këmbëngul se Ols Dado e ka arrestuar në kundërshtim me ligjin, në një kohë që ligjërisht s’mund të ishte prokuror.
Gjykata ka zhvilluar disa seanca dhe pritet të vendosë sot për fatin e padisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar moslegjitimimin e Veliajt.






















