Ky është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka, dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten, duke u larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.
Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas të dhënave paraprake, autori ka hyrë në banesën e ish-vjehrrit dhe ka qëlluar me armë gjahu ndaj çiftit.
Nga të shtënat humbi jetën Kosta Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur dhe u transportua për ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, 35-vjeçari dyshohet se mori me forcë ish-bashkëshorten dhe u largua me automjet.






















