Kronika 2026-07-24 10:50:00 Nga VNA

Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet e vazhdueshme dhe pengmarrja disa vite më parë. Profili i Refik Buzit, autorit të ngjarjes së Roskovecit

Ndaje në Whatsapp
Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje,

Tragjedia në Roskovec ishte e paralajmëruar. Refit Buzi ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, por kjo nuk e ka penguar që të dalë prej andej e të kryejë krimin tronditës në orët e para të mëngjesit, ku vrau ish-vjehrrin, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka dhe mori peng ish-gruan Rozalinda Plaka, për ta liruar pas shumë negociatash me forcat elitë RENEA.

Rozalinda Plaka, me të cilën ai ishte ndarë prej kohës ishte në urdhër mbrojtjeje, por mesa duket Buzi se kishte pranuar dot faktin se ajo ishte larguar.

Familjarët e viktimës thanë se ai e kërcënonte Rozalindën vazhdimisht dhe ishte shumë i dhunshëm.

Banorët e zonës kanë deklaruar se Refit Buzi se disa vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër dhe konsiderohet i rrezikshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit sot në fshatin Vidhisht në Rockovec. Refit Buzi 35 vjeç qëlloi për vdekje Kosta Plakën dhe plagosi Belere Plakën, ish-vjehrrën, ndërsa mori peng ish-gruan Rozalina Plaka.

Video

Te gjyqi me Ols Dadon janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kur vjen puna te gjyqi me akuzat e SPAK sëmuren familjarisht…

Refik Buzi, 35 vjeç, ka liruar ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Policia dhe forcat RENEA e kanë rrethuar autorin dhe po negociojnë për dorëzimin e tij.

Erion Veliaj paraqitet personalisht në gjykatë, në shqyrtim padia kundër Ols Dados Veliaj kërkon rrëzimin e emërimit të Ols Dados, sot seanca vendimtare në Gjykatën Administrative

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news