Politika 2026-07-23 18:16:34 Nga VNA

Protesta para parlamentit, deri më tani 13 të shoqëruar

Ndaje në Whatsapp
Protesta para parlamentit, deri më tani 13 të shoqëruar

Teksa Policia e Tiranës vijon arrestimin e dhe shoqërimin e njerëzve nga burime konfirmohet se deri më tani 13 protestues janë shpërndarë në disa komisariate të Tiranës. Shifra nuk është përfundimtare pasi arrestimet po vijojnë por njëkohësisht disa prej protestuesve pas verifikimit janë lënë të lirë. Me shumë mundësi në lidhje me numrin e saktë të personave të arrestuar dhe të proceduar do të jepet nesër nga Policia e Tiranës. 

 

Nga pamjet është vënë re se dhe në këtë protestë policia ka ushtruar dhunë jo proporcionale ndaj protestuesve ndërkohë që në komisariatin numër 1 është shoqëruar dhe gazetarja Vjolanda Peca, e cila pas dy orësh është lënë e lirë. 

Video

Dita e 54 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend. Qytetarët kanë goditur ne vezë makinat e deputetëve, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i parandaluar.

Policia vijon me arrestimet e protestuesve.

Deputetët e opozitës shkaktuan trazira të forta në Kuvend duke bllokuar foltoren dhe duke goditur me shishe e kartonë kryeministrin Edi Rama teksa ai po largohej nga salla pas hapjes së procedurës së votimit. Përpara largimit të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca deputetin Gazment Bardhi, pasi ky i fundit, së bashku me Klevis Balliun, hodhën ujë në drejtim të Ramës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news